Showbiz

Alec Baldwin falënderon gruan për mbështetjen

Alec dhe Hilaria

Alec dhe Hilaria

Aktori i njohur Alec Baldwin, ka falënderuar gruan e tij Hilaria, për mbështetjen e vazhdueshme në kohëra të mira e të këqija, në 12-vjetorin e martesës.

“Ani pse rashë në dashuri me ty që nga momenti që të pashë, martesa me ty mu duk si një ëndërr. Në të mirë e në të keqe. 7 fëmijë. (Plus Irelanden, Andreun dhe Hollandin). Katër qenë e katër maca. Ani pse kam hasur në vështirësi nuk do ta ndërroja me asgjë. Urime përvjetorin e martesës. Ti je dhurata ime”, ka shkruar Baldwin në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

Postimi i Alecut në Instagram

Në postimin e saj të përvjetorit martesor, Hilaria gjithashtu ka cekur se ka pasur vështirësi të cilat i ka tejkaluar me gëzim.

“Urime 12 vjet martesë Alec... Jo që patëm vështirësi që na solli jeta e të cilat i tejkaluam me gëzim, por gjithashtu kemi përjetuar gjithçka që nga problemet e deri tek dashuria e jashtëzakonshme. Ne mbahemi fort për njëri-tjetrin si dhe familjen në mënyrë që të marrim energjinë dhe rehatinë që na nevojitet. Sa me fat jam që të kam ty dhe fëmijët tonë Alec”, ka shkruar ndër të tjera Hilaria.

Postimi i Hilarias në Instagram

Postimet e përvjetorit martesor të çiftit vijnë vetëm pak ditë para se të fillojë gjyqi kundër Alecut në lidhje me vdekjen e kinematografes Halyna Hutchins, e cila u qëllua për vdekje gjatë xhirimeve të projektit filmik “Rust” në tetor të vitit 2021, pasi aktori ishte duke mbajtur armën. Aktori ka insistuar se ai nuk ka shtënë dhe as që nuk e ka ditur që arma kishte qenë e mbushur.