Showbiz

Albumet dhe këngët e vitit

“Sometimes I Might be Introvert”, albumi i katërt i fuqishëm dhe kinematik nga reperja e lindur në Londër, Little Simz, është emëruar albumi më i mirë i 2021-tës.

Një rrugëtim përmes prejardhjes së saj familjare dhe betejave artistike u vlerësua për “lirikën e mprehtë si brisku” dhe këngët “ekstravagante e orkestrale”.

Albumi kryesoi “sondazhin mbi sondazhet” nga BBC News, i cili i ka kombinuar rezultatet e listave të fundvitit të 30 kritikëve.

“Gjithmonë kam dashur të krijoj albume klasike”, ka treguar ajo për BBC këtë vit.

“Kam dashur gjithmonë të bëj muzikë që i bën ballë kohës dhe shpresoj se do të vazhdoj këtë”.

Fitorja vjen disa ditë pasi Simz, emri i vërtetë i së cilës është Simbiatu Ajikawo, ishte nominuar për katër “Brit Awards”, përfshirë çmimin për artistin më të mirë dhe albumin e vitit.

Lista përmbante edhe artistë të tjerë, përfshirë Adele, Olivia Rodrigo dhe Lil Nas X – të cilët ndajnë po ashtu instinktet rrëfyese të Little Simz, duke u mbështetur në përvojat e divorcit, vetëdyshimit, racizmit dhe homofobisë, për të krijuar muzikën më bindëse të vitit.

Rodrigo po ashtu ka kryesuar listën me këngët më të mira të vitit me Good 4U .

Himni i Lil Nas X, Montero (Call Me By Your Name), këngë në të cilën ai doli publikisht si homoseksual, zuri vendin e dytë, ndërkohë që versioni i zgjeruar dhe i riregjistruar i Taylor Swift, këngë që bënte fjalë për ndarjen e saj të vitit 2012, All Too Well, zuri vendin e tretë.

Mirëpo, disa nga këngët më të shitura të vitit nuk arritën të pëlqeheshin nga kritikët.

Bad Habits e Ed Sheeran, e cila i kaloi 11 javë duke qenë në vendin e parë, nuk ka arritur as edhe një votë; teksa himni vallëzimit në verë, Butter nga BTS, për pak humbi 20-shen më të mirë. Që të dyja këto janë këngë pop të shkruara shkëlqyeshëm.

Ngjashëm edhe albumet e reja të mëdha nga Coldplay, Drake dhe Abba morën pak vota kur ishte fjala për renditjen e publikimeve të vitit.

Kam zbuluar disa këngë që tashmë janë të preferuara teksa përpilohej lista e re. Një në veçanti është - kënga emocionale e Sharon Van Etten dhe Angel Olsen, Like I Used To – e cila menjëherë zuri vendin tek këngët më të dëgjuara në listën time, qëkur u publikua në maj.

Jam me shpresë se do të gjeni edhe ju diçka që do t’ju pëlqejë. Kam krijuar një listë, me këngët më të mira në Spotify, Apple Music, Amazon dhe Youtube, kështu që mund t’jua hidhni një sy për veten tuaj.

Më poshtë është përmbledhja e 10 këngëve dhe albumeve më të mira.

Image

Little Simz – Sometimes I Might Be Introvert

"One day, I'm wordless, next day, I'm a wordsmith," këndon Little Simz, e cila luftonte me bllokun e shënimeve gjatë bllokimeve të 2020-ës.

Kur muza e saj u rikthye, ajo krijoi albumin e saj të parë në karrierë, Dazzling, kinematografik dhe i guximshëm, album i cili ndërthur në mënyrë të përsosur funky, orchestrated jams (Introvert), me shpirt të qetë (Woman), hard-hitting grime (Rollin’ Stone) dhe supple afro-pop (Point and Kill).

Titulli i albumit është një akrostik për pseudonimin e saj familjar, Simbi – dhe tekstet e saj shpesh gërmojnë qoshet më të errëta historisë së saj.

Në Little Q, ajo këndon nga këndvështrimi i kushëririt të saj, i cili ishte goditur në gjoks me thikë në Londrën Jugore. Tjetra, I Love You / I Hate You, i dedikohet babait të saj i cili e braktisi atë kur ishte 11 vjeçe: “Kurrë nuk e kam menduar se prindi do të ma thyente zemrën i pari”.

Ama, prezantimi i saj i qetë dhe bisedor balancon trishtimin me ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin, kurse muzika pulson me një forcë jete të pandalshme.

“Është një lloj albumi që reperët vdesin ta bëjnë: të zgjuar, të ndjeshëm, të bukur e brutal, i pakompromis për të bërë gjërat që pikërisht synon t’i bëj”, kanë vlerësuar kritikët.

Image

Floating Points, Pharoah Sanders & The London Symphony Orchestra – Promises

Legjenda e xhazit, Pharoah Sanders, ishte ulur në makinë kur për herë të parë e kishte dëgjuar Elaenia, albumin debutues tërheqës nga muzikanti elektronik britanik Sam Shepherd, i njohur si Floating Points.

Deri në atë moment, saksofonisti nuk kishte bërë asnjë album në pothuajse dy dekada, mirëpo ka thënë se do të donte shumë të punonte me Shepherdin.

Rezultati- i regjistruar pas pesë vjetësh – është krejtësisht befasues. Një album me nëntë këngë, album me vetëm një lëvizje që shpaloset brenda 46 minutave me një video slow-motion e një luleje që lulëzon ngadalë.

Luajtja e Sanders është pothuajse shpirtërore, duke qëndruar pezull mbi linjat soditëse të pianos së Shepherd me një intimitet të butë. Më së miri përjetohet me kufje, pa shpërqendrime, është album i një bukurie delikate.

“Një album me ngarkesë të jashtëzakonshme emocionale dhe me bukuri inkandeshente, ruminuese”, kanë thënë kritikët.

Image

Olivia Rodrigo - Sour

Olivia Rodrigo si duket u shfaq nga askund në javën e parë të janarit me një baladë klasike pop të të gjitha kohërave, Drivers License. Brenda katër ditëve i ka thyer rekordet në Spotify e pastaj doli në krye të toplistave britanike për nëntë javë.

Papritur albumi debutues i Rodrigos, përputhej me cilësinë e asaj kënge- madje duke e tejkaluar himnin pop-punk të Good 4U.

Më së shumti është inspiruar nga një ndarje e vetme, që si adoleshente procesonte të gjitha ndjenjat e lëndimit, braktisjes, ankthit, zemërimit dhe vendosmërisë përmes objektivit të koleksionit të saj të albumeve, duke iu referuar Taylor Swift, Alanis Morissette, Fiona Apple dhe the White Stripes.

Më mbresëlënëse nga të gjitha – në epokën e këngëve nga komiteti, ajo ka shkruar krejt albumin me ndihmën e vetëm një personi, producentit të saj, Dan Nigro.

“Një pothuajse kryevepër që është në pjesë të barabarta, cool, e lezetshme dhe jashtëzakonisht e vërtetë”, kanë theksuar kritikët.

Image

Japanese Breakfast - Jubilee

Dy albumet e para të Michelle Zauner- kantautorja me bazë në Bruklin e njohur si Japanese Breakfast – u fokusua në pjesën më të madhe te vdekja e nënës së saj. Në albumin e saj të tretë, ishte gati për një ndryshim.

Jubileu është plot melodi të larta. "I awoke from dreams of untying a great knot," këndon Zauner që në fillim të Paprikas. “Oh it’s a rush”.

Është kryesisht një album gëzimi – megjithëse ajo nuk ka frikë të shikojë nën hije. Savage Good Boy tregon se si miliarderët që banojnë në bunker e arsyetojnë pasurinë e tyre; ndërkohë që pjesa e shquar e Posing In Bondage diskuton atë që ajo e quan “skllavëria e monogamisë – por në një mënyrë të mirë”.

“Paleta e Zauner krenohet me më shumë ngjyra se kurrë më parë dhe kryevepra e saj e re është shumë e gjallë si rezultat”, kanë vënë në dukje kritikët.

Image

Jazmine Sullivan - Heaux Tales

Një eksplorim i dashurisë dhe marrëdhënieve – të teta këngët e Jazmine Sylliyan’s Heaux Tales, ndërlidhen me interluda të folura nga gratë, të cilat kanë ndarë anektoda të vërteta e personale rreth dëshirës, seksit, tradhtisë, pendimit dhe fantazisë.

Këngëtarja e Filadelfias i ka përzier këto rrëfime në këngë të guximshme, të pafalshme R&B- duke paraqitur një portret më me ngjyra të femrës sesa tropet e zakonshme të zhanrit për gra si të forta ose të përbuzura.

“Besoj se projekti ka bërë që shumë gra, nga ato me ngjyrë të ndihen të dukshme”, ka treguar Sullivan për Rolling Stone. “Ka një komunitet tani, sidomos me mënyrën se si ndërveprojmë në Instagram, ku jemi në gjendje t’i ndajmë storiet tona dhe mos të ndihemi sikur po paragjykohemi”.

“Një odë për dëshirën femërore, e drejtuar nga vokali i zjarrtë dhe i fuqishëm i Sullivanit”, kanë vlerësuar kritikët.

Image

Tyler, The Creator - Call Me If You Get Lost

Nëse muzika ka një tabelë qendrore, atëherë, Tyler, The Creator ka hyrë në të, i ka shkëputur të gjitha lidhjet dhe i ka futur kabllot prapë ashtu siç ishin.

Albumi i gjashtë i reperit është edhe i vetëprodhuar edhe mahnitës në shtrirjen e tij stilistike. Këngët shpesh rrjedhin nga njëra në tjetrën dhe ndërrojnë korsi në mes të rrjedhës. Në një sekuencë prej gjashtë minutash, ai kalon nga shpirti me sy blu i Wusyaname në ritmet gërryese të Lumberjack, para se të bashkohet me Lil wayne dhe një flaut xhaz në Hot Wind Blows.

Një xhiro fitoreje pas fituesit të Grammyt në vitin 2019, Igor, ndonjëherë mbytet nga mburrja e lodhshme (sa herë duhet të dëgjojmë për Rolls Royce e tij?), mirëpo kur ai bëhet personal, sikurse në dramën tetë-minutëshe Wilshire, lirika e tij është befasuese.

“Rrjetet sociale dhe transmetimi digjital e kanë zhvendosur fuqinë larg labeleve diskografike...Tani Tyler gëzon llojin e prestigjit të industrisë dhe ndikimin komercial që të çuditshmit e mëparshëm karizmatikë, kanë mundur vetëm të ëndërronin për këtë”.

Image

Self Esteem - Prioritise Pleasure

Albumi i dytë i Rebecca Taylor sikur Self Esteem e gjen a të më të guximshme, më të zemëruar dhe më të drejtpërdrejtë, pasi ajo kritikon një botë që e vendos femrën poshtë, teksa feston forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre.

"When I'm buried in the ground I won't be able to make your birthday drinks but I will still feel guilty”, ka thënë ajo në këngën e saj vetë-ndihmëse I Do This All The Time.

“Me autenticitetin e saj të mprehtë dhe ritmet shtytëse, Prioritise Pleasure është një manifest i lavdishëm nxitës për vetëvlerësimin e femrës”, kanë vënë në pah kritikët.

Image

Low - Hey What

“Konfrontues”, “shkatërrues”, “i dërrmuar”, kreshendo gutural, vullkanike të zhurmave industriale”. Këto janë vetëm sisa nga frazat që kritikët zgjodhën për të përshkruar albumin e 13-të të Low, Hey What.

Dyshja e Minnesotës – një çift i martuar, praktikues të mormonëve – kanë filluar në vitet ’90 të bëjnë muzikë të qetë, madje intensive me kitarë. Ata morën një kthesë majtas në vitin 2018 të Double Negative, një rekord i errët dhe industrial, urgjenca disonante e të cilit u informua nga presidenca përçarëse e Donald Trumpit.

Vazhdimi vetëm bën që të shtypen butonat e njëjtë – Zhdukja është një sinjal shqetësimi i zhytur në shtrembërim për katastrofën mjedisore – mirëpo meloditë bezdisëse të Alan Sparhawk dhe Mimi Parkerit , kalojnë zhurmën, duke u dhënë këngëve hapësirë të mjaftueshme për të marrë frymë.

“Edhe pas 28 viteve Low mundet ende të na befasojë. Kjo është shenjë e një grupi klasik”, kanë cilësuar kritikët.

Image

Lil Nas X - Montero

Në vitin 2019, kënga e suksesshme e Lil Nas X, Old Town Road, e çoi atë nga braktisja e kolegjit në Grammy , si dhe u bë numri një për një kohë të gjatë në top-listat amerikane.

Ai e përcjelli këtë me një EP, 7, që ishte shumë pak larg të qenit një mrekulli e vetme. Mirëpo në vitin 2021, ai ua dëshmoi të gjithëve se ishin gabim, me një seri këngësh demonike tërheqëse dhe me një album në krye të top- listave ku ka shfaqur lehtësi në zhanre të ndryshme.

Montero është emri i vërtetë i yllit dhe albumi është kryesisht autobiografik, me Sun Goes Down reflektues që shikon prapa në vitet e tij të vetmuara të adoleshencës, duke vuajtur nga bullizmi teksa pyeste vetën nëse ngjyra e lëkurës së tij ishte shumë e errët, dhe duke “u përhumbur” nga “mendimet gay”.

Në titullin e albumit me ngjyrë flamengo, ai largon këta demonë, me në eksplorim të sinqertë e të gëzuar të dëshirave të tij seksuale. Videoja muzikore, në të cilën ai kërcen për djallin, ka qenë një nga lëvizjet më të diskutueshme të popullit.

“Ka disa goditje zanore që kishin mundur të shtrihen, Kur godet, është e pamundur të mos fshihesh”, kanë thënë kritikët.

Image

Adele - 30

Albumi i parë i yllit në gjashtë vjet, menjëherë u bë më i shituri në vitin 2021, duke numëruar 839,000 kopje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 261,000 në Britani.

Mirëpo, numrat e përpunuar nuk e tregojnë krejt ngjarjen... kjo është puna më e mirë që ka bërë Adele qysh nga albumi i saj i suksesshëm, 21, një dekadë më parë.

E gjen yllin teksa po kalon nëpër mbeturinat e divorcit të saj, me nervat e saj të papërmbajtura teksa ajo shqyrtonte se çka do të thotë të shkaktosh dhimbje tek njerëzit që i doni.

Këngët janë shumë të mëdha në shkallë, por të vogla në shpërndarje, kurse Adele e shmang kurthin për zhytje në keqardhje për veten. Në vend të kësaj, në këngët si Hold On dhe I Drink Wine, ajo shpreh besimin se koha dhe alkooli do t’i shërojnë të gjitha plagët.

Bëhet fjalë për To Be Loved, një baladë e rrallë dhe rrënuese, ku këngëtarja deklaron: “It’s a sacrifice, but I can’t live a lie/ Let it be known, let it be known that I tried”.

Kritikët më parë e kishin akuzuar se “Luan shumë sigurt”, mirëpo këtë herë Adele hyn në një dekadë të re duke eksperimentuar me tinguj më të përzier. Të jep rezultat intrigues, por të përzier”.

*Falas