Showbiz

Alban Skenderaj e Lyrical Son sjellin këngën “Ndalma”

alban skenderaj, lyrical son, kenge shqip, hite shqip 2022, 13 prill

Këngëtarët Alban Skenderaj dhe Lyrical Son kanë publikuar të mërkurën projektin e ri muzikor të titulluar "Ndalma".

Kënga është shkruar nga të dy këngëtarët, derisa për pak minuta pas publikimit, ka arritur në mbi 4 mijë shikime.

Projektin e fundit, Skenderaj e ka lansuar tre muaj më parë, të titulluar "Spektatore”, ndërsa Lyrical Son së bashku me MC Kreshën, publikuan janarin e sivjetmë albumin "Muzikë e Alltisë".