Ylli i shpërblyer me “Oscar”, Viola Davis, e portretizon presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh udhëheqëse e forcave të armatosura, e cila është e gatshme të bëjë gjithçka për t’i luftuar armiqtë e shtetit, në filmin e ardhshëm aksion me titull, “G20”.
Tashmë janë publikuar pamjet e para të projektit të realizuar nga studioja filmike “Amazon MGM”, regjinë e së cilit e ka bërë Patricia Riggen. Në qendër të historisë së filmit është presidentja Taylor Sutton, e cila duhet të luftojë për mirëqenien e familjes së saj dhe liderëve tjerë të botës, kur disa terroristë marrin nën kontroll samitin e G20-tës në Cape Town të Afrikës Jugore.
Krahas Davisit, pjesë e kastës së aktorëve janë edhe yjet, Anthony Anderson, Marsai Martin, Ramón Rodríguez, Antony Starr, Douglas Hodge, Elizabeth Marvel, Sabrina Impacciatore dhe Clark Gregg.
“G20” fillon transmetimin në platformën “Prime Video” nga 10 prilli.