Showbiz

Aktorja turke merret në pyetje nga policia turke për shkak të një filmi francez ku luajti

Melisa Sozen

Aktorja turke, Melisa Sozen, është marrë në pyetje nga policia në Stamboll mbi dyshimet për “promovuar propagandë terroriste” në një serial televiziv francez në vitin 2017.

Sozen ka luajtur rolin e një agjenteje të dyfishtë që luftonte militantët islamikë në serinë e famshme “The Bureau”.

Në muajt e fundit ajo ka qenë cak në rrjetet sociale për shkak të karakterit që luajti, “Esrin”, ku kishte veshur një uniformë që konsiderohet e ngjashme me atë të militantëve kurdë me bazë në Siri “YPG”, e cila nga Turqia konsiderohet grup terrorist.

Sozen ka dhënë deklaratë në polici kur është kthyer në Turqi, por nuk është arrestuar, raportoi DHA.

Sipas mediave turke, Sozen i ka thënë policisë se nuk e dinte që kostumi në serial ngjasonte me atë të një grupi terrorist dhe se “The Bureau” nuk është shfaqur në Turqi.

“Nuk i pranoj akuzat e rreme që janë hedhur ndaj meje. Seriali nuk ka qenë projekt i fshehtë, por serial shumë i famshëm francez”, ka thënë ajo në një reagim.