Showbiz

Aktorja e rolit të “Borëbardhës”, kritikohet për standarde të dyfishta

"Borëbardha" i është bashkuar radhëve të “restaurimeve” më të fundit të filmit të Disneyt – dhe jo të gjithë janë të kënaqur me drejtimin që duket se po merr.

Në intervista të shumta, ylli i "Borëbardhës", Rachel Zegler, e cila luan personazhin kryesor, ka shprehur mendimin e saj mbi versionin e filmit të vitit 1937.

Ajo e quajti filmin "jashtëzakonisht të vjetruar" në një intervistë me Variety, dhe tha se versioni i ri do të bëhet "një lider fantastik."

Në një intervistë tjetër me Variety, Zegler tha: "Ne absolutisht shkruam një ‘Borëbardhë’ që nuk do të shpëtohet nga princi. Ajo nuk do të shpëtohet nga princi dhe nuk do të ëndërrojë për dashurinë e vërtetë. Ajo po ëndërron të bëhet udhëheqësja që e di se mund të jetë."

Komentet e Zeglerit mbi filmin origjinal dhe drejtimi në të cilin duket se po hyn "Borëbardha" e re, u përcollën me kritika.

"Në TikTok, disa përdorues thanë se mendojnë se në përpjekje për ta bërë ‘Borëbardhën’ më feministe, Zegler pa dashje caktoi ndjenjën antifeministe për personazhin”, shkruan NBC News.

Në rrjete sociale ka pasur reagime raciste ndaj Zeglerit, që është latine.  

Ylli i rinisjes së "Sirenës së Vogël", Halle Bailey, një aktore afroamerikane, mori kritika të ngjashme raciste kur Disney e prezantoi si Ariel.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi