Showbiz

Aktori Hugh Grant nuk ka qejf t’i shikojë filmat në të cilët luan

Hugh Grant

Hugh Grant

Aktori i britanik, Hugh Grant, ka thënë se nuk ka qejf t’i shohë filmat në të cilën luan. Ai ka pranuar se është ndjenjë e keqe kur aksidentalisht sheh në televizor një nga filmat e tij.

“E ndërroj kanalin. Nuk më jep absolutisht asnjë lloj kënaqësie ta shoh veten në ekran”, ka thënë ai për revistën WHO.

Më parë aktori pati thënë se i pëlqen kur luan rolin e ndonjë “të keqi”, pasi mendon se gratë do ta pëlqenin më shumë atë karakter.

“Nuk kam menduar asnjëherë se do të luaja ta keqin, por tani mendoj se po. Mendoj se nëse e luaj një karakter të keq do të më shkonte. Të gjithëve na pëlqen ta shohim nga një person negativ nëpër filma, jo vetëm aktorëve. Audienca i do të këqijtë. Vajzat i duan të këqijtë”, ka thënë aktori.
 

Ylli i cili ka luajtur në shumë filma, ka thënë se po të mos bëhej yll i Hollywoodit, ende do të punonte në kompani marketingu apo do të bënte reklama

“Para se të merresha me aktrim, bëja reklama. Kam qenë producent i reklamave në radio. Isha mjaft i lumtur ndërkohë që e kisha atë punë, ndoshta ende do ta bëja po të mos bëhesha aktor”, ka thënë Grant.