Aktori 26-vjeçar Timothee Chalamet ka thënë se urren ndjesinë e “gjykimit intensiv” nga platformat online dhe madje ka thënë se këto mund të çojnë në një kolaps shoqëror, raporton “FemaleFirst”.
Duke folur në Festivalin e Filmit në Venecia, Timothee kishte thënë: “Të jesh i ri tani dhe të jesh i ri kurdoherë – mund të flas vetëm për gjeneratën time – është të gjykohesh intenzivisht. Ishte lehtësim të luaja personazhe që po luftojnë me një dilemë të brendshme, paaftësinë për të shkuar në Reddit apo Twitter, Instagram apo TikTok dhe për të zbuluar se ku përshtaten”.
Timothee ka shpjeguar urrejtjen e tij për rrjetet sociale, ndërsa po promovon filmin e ri “Bones and All”.
Ylli i filmit Dune ka thënë: “Është e vështirë të jetosh në këtë kohë. Mendoj se ekziston rreziku i një kolapsi social”.