Showbiz

Affleck lavdëron Lopezin: Është spektakolare dhe e mrekullueshme me fëmijët e mi

Ben Affleck

Ben Affleck

Foto: Associated Press

Aktori, Ben Affleck ka folur me dashuri dhe mirënjohje për ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren, Jennifer Lopez, duke thënë se ajo është e pranishme dhe shumë e rëndësishme në jetën e fëmijëve të tij ,Violet (19 vjeçe), Seraphina (16 vjeçe) dhe Samuel (13 vjeç), të cilët, aktori i ka me ish-bashkëshorten tjetër, aktoren, Jennifer Garner.

Aktori 52-vjeçar dhe Lopez, 55, janë ndarë në muajin prill të vitit 2024 pas dy vjetësh martesë. Megjithatë, gjatë premierës së filmit të tij të ri “The Accountant 2” në Los Angeles, ai u shpreh se marrëdhënia e saj me fëmijët e tij vazhdon të jetë e fortë dhe dashamirëse.

“Për hir të së vërtetës, Jennifer Lopez është spektakolare. Është e mrekullueshme me fëmijët e mi dhe ka një marrëdhënie të vazhdueshme shumë të mirë me ta. I dua fëmijët e saj. Janë të mrekullueshëm. Ajo është një person me integritet, jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe jam mirënjohës. Është një gëzim i madh të ndërtosh marrëdhënie të tilla me fëmijët. Këta fëmijë janë të jashtëzakonshëm dhe më vjen mirë që donin të ishin këtu sonte”, ka thënë ai për Entertainment Tonight.

Lopez, nga ana tjetër ka binjakët 17-vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshortin, këngëtarin latin Marc Anthony, të cilët gjithashtu ishin të pranishëm në premierë.

Affleck ka theksuar gjithashtu se nuk i kushton shumë vëmendje asaj që shkruhet në internet rreth jetës së tij personale.

“Nuk i lexoj shumë gjërat që dalin online, sepse ndonjëherë kam ndjesinë se njerëzit përpiqen të gjejnë diçka negative për të folur”, ka thënë ylli.

Ai më herët gjatë këtij viti pati thënë se martesa ndërmjet tij dhe Lopezit nuk ka funksionuar.

“Nuk ka skandal, as telenovelë, as intriga. Thjesht nuk funksionoi. Ka shumë respekt dhe dashuri”, pati thënë aktori në një intervistë për GQ në muajin mars 2025

Për Affleck, nata e premierës së “The Accountant 2”, ku ai rikthehet në rolin e Christian Wolff, një kontabilist me aftësi të jashtëzakonshme që bashkohet me vëllain e tij të rrezikshëm për të ndjekur vrasës misteriozë, ishte një moment krenarie dhe emocionesh.

“Jam shumë krenar për këtë film, më pëlqen, dhe është një ndjenjë e veçantë kur janë aty të gjithë fëmijët. Është argëtuese dhe emocionuese”, ka përfunduar ai.