Modelja e njohur braziliane, Adriana Lima, e solli në jetë fëmijën e tretë që është djalë. Foshnja është pagëzuar Cyan, dhe është i pari me të dashurin e saj Andre Lemmers.
41-vjeçarja, tashmë i ka edhe dy vajza, Valentina dhe Sienna, me ish-bashkëshortin Marko Jariq.
Një burim tha për revistën “People” që fëmija dhe e ëma janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe e gjithë familja është e lumtur me ardhjen në jetë të anëtarit më të ri.
Po ashtu e shpjegoi kuptimin prapa emrit të cilin çifti e ka përzgjedhur e që nuk është i zakonshëm.
“Emri është frymëzuar nga ngjyrat e bukura të ujit anembanë botës, në destinacione të tilla si, Maldives, Bahamas dhe Bora Bora. Cyan është nuance mes të gjelbrës dhe kaltrës në spektrin e ngjyrave”.
Adriana e bëri të ditur lajmin e shtatzënisë në qershor të këtij viti, me postimin e një videoje të shkurtër në TikTok. Në të kaluarën, modelja e famshme e “Victoria’s Secret” e pranoi se të qenit nënë ia kishte ndryshuar jetën.
Sipas Limas, regjimi i kujdesit ndaj bukurisë dhe trupit ndryshoi plotësisht, pasi i duhej të fokusohej në mirëqenien e fëmijëve. Megjithatë, modelja është e lumtur që t’i mësojë vajzat e sajsi të krijojnë shprehi të mira të kujdesit ndaj vetes.