“He’s All That” është komedia romantike e ardhshme për tinejxherë, e cila vjen e realizuar nga regjisori i filmit ikonik, “Mean Girls”, Mark Waters.
Filmi është ripërpunim i komedisë së vitit 1999, “She’s All That”, ku thjeshtë ndërron gjinia e protagonistëve, dhe e rrëfën historinë e një tinejxhereje të quajtur Padgett, e cila është shumë e famshme në shkollën e saj dhe në rrjete sociale, por përballet me një ndarje turpëruese nga i dashuri dhe kështu përfundon duke iu futur një sfide jo të lehtë, për ta rifituar reputacionin e saj. Rolin protagonist e luan ylli i TikTok-ut, Adisson Rae, e cila edhe e shënon debutimin e saj si aktore.
Përveç yllit të rrjeteve sociale, Addison Rae, në film luajnë edhe aktorët, Tanner Buchanan, Madison Pettis, Rachael Leigh Cook, Peyton Meyer, Myra Molloy, Isabella Crovetti dhe personaliteti i famshëm televiziv Kourtney Kardashian, e cila e ka një rol të vogël në këtë projekt.
“He’s All That” do të fillojë së transmetuari në Netflix më 27 gusht.