Showbiz

Adam Levine akuzohet për tradhti

Këngëtari amerikan, Adam Levine, i cili është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshorten Behati Prinsloo, po akuzohet për tradhti nga një modele e Instagramit, e cila thotë se ai madje ka tentuar t’ia vë emrin e saj foshnjës së çiftit.

Sipas modeles Sumner Stroh, ajo dhe vokalisti i grupit “Maroon 5” e kanë pasur një aferë më të gjatë së një vit. Përmes një videoje të postuar në TikTok, ajo zbuloi hollësi rreth aferës me Adamin me të cilin ishte lidhur gjatë kohës sa ai ishte i martuar me supermodelen e “Victoria’s Secret”, raportoi të martën portali “Life&Style”.

“Atëkohë isha shumë e re, naive dhe ta them të sinqertën ndihem e shfrytëzuar nga ai. Unë nuk isha në pozitën që jam tani, kështu që padyshim që manipulohesha shumë lehtë” dëgjohet duke thënë Sumner në videon e saj.

 

@sumnerstroh embarrassed I was involved w a man with this utter lack of remorse and respect. #greenscreen ♬ original sound - Sumner Stroh

 

Çuditërisht, modelja 23-vjeçare thotë se pas përfundimit të lidhjes, Levine u kthye në jetën e saj duke e informuar se po planifikon ta emërojë fëmijën e tij të ardhshëm, Sumner, për nder të saj. Ajo e publikoi mesazhin të cilin e kishte pranuar së fundmi nga këngëtari, ku shkruhej: “Mirë, e kam një pyetje serioze për ty. Jam në pritje të një tjetër fëmije dhe nëse është djalë, dua ta pagëzoj me emrin Sumner. A pajtohesh me këtë vendim? E kam shumë seriozisht”.

Tutje në videon e postuar online, Stroh shpregoi se ka vendosur të flas hapur rreth aferës me muzikantin e njohur, për shkak se një mike e saj e cila ishte një njohuri të lidhjes së tyre, kishte provuar t’ia shes këtë histori gazetave dhe portaleve.

“Padyshim që i di implikimet që do të vijnë pas kësaj deklarate, marrë parasysh profesionin tim dhe faktin se fitoj para duke qenë modele Instagrami. Thjeshtë, duke qenë i lidhur me një histori si kjo, i njoh stereotipet dhe e di çfarë reagime do të kenë njerëzit”, deklaroi

Stroh rreth situatës së saj.

Adam Levine dhe Behati Prinsloo, ende nuk i kanë konfirmuar apo mohuar thashethemet për tradhti të mundshme nga ana e këngëtarit.

Dy javë më parë, u bë i ditur lajmi se çifti i famshëm i showbizit është në pritje të fëmijës së tretë. Modelja 34-vjeçare e “Victoria’s Secret” e ekspozoi barkun e fryrë teksa e shoqëroi vokalistin e grupit “Maroon 5”, në një drekë në Santa Barbara. Burime të afërta të dyshes tashmë e kanë konfirmuar lajmin për revistën “People”.

Adam dhe Behati i kanë edhe dy fëmijë të tjerë së bashku, Dusty dhe Gio. Ata e filluan romancën në maj të vitit 2012 kurse dy vjet më vonë e kurorëzuan lidhjen me martesë.

Image