Ylli televiziv italian Ilary Blasi, ish-gruaja e futbollistit italian Frencesco Totti, ka publikuar dokumentarin e saj “Unica”, dokumentar ky që mori shumë vëmendje. Edhe pasi u publikua një javë më parë, po qëndron në top dhjetëshe si më i shikuari në platformën “Netflix”.
Këtë dokumentar Ilary e bëri për të treguar versionin e saj të së vërtetës nga ndarja me “Perandorin e Romës”, ish-futbollistin, Franchesco Totti.

Ajo ka thënë se problemet në martesën e tyre 20-vjeçare filluan kur ajo shkoi “për të pirë kafe” bashkë me një shoqe në banesën e një burri.
Por “pirjen e kafesë” ajo nuk po e konsideron si mollën e sherrit për prishjen e martesës së saj. Kjo pasi që ajo pa nëpër tabloide disa fotografi ku shihet Totti në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kur po luhej finalja historike e Romës kundër Feynordit në kuadër të Ligës së Konferencës.
Në këto fotografi shihet pas Tottit një grua që quhet Noemi Brocchi, për të cilën tabloidet patën raportuar se është e dashura e re e tij.
Pas kësaj ngjarjeje një fotograf ia tregoi Ilaryt një fotografi ku shihej Totti nën shoqërimin e një gruaja në një vaskë “jakuzi” gjatë udhëtimin të punës së tij në Monaco, para se të nisej të nesermën në Tiranë.

Ilary ka thënë se ajo pastaj angazhoi edhe detektiv pasi që nuk ia mbushte mendjen asnjë tabloid se burri i saj po e tradhtonte.
Ndërkohë thotë se Totti ishte bërë shumë nervoz, e ishte distancuar nga ajo para se tabloidet të shkruanin për lidhjen e tij jashtëmartesore.

Ylli i futbollit Italian pranoi se pati probleme me depresion pasi doli në pension në vitin 2017 dhe humbi babanë e tij nga Covid-19 në vitin 2020.
Totti pastaj ishte infektuar vetë me Covid, përpara se të pretendonte se kishte dëgjuar "zëra" se Ilary ishte jobesnike.
Tottit i kishte penguar shumë fakti se Ilary “ka pirë kafe” në banesën e atij burrit ku kishte shkuar me shoqen e saj, duke thënë se Ilary nuk ishte aty për të atëherë kur i nevojitej më së shumti.
"Në shtator të vitit të kaluar zërat filluan nëpër Romë: 'Shiko, Ilary ka një tjetër’. Në të vërtetë, më shumë se një. Nuk e tradhtova kurrë në njëzet vjet, as ajo mua. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, fillova të dyshoja. Shikova celularin e saj dhe pashë se ishte një person i tretë, i cili vepronte si ndërmjetës midis Ilaryt dhe një tjetri. Këtu ishte prova (e çështjes). Faktet. Dhe kjo më çoi në depresion”, kishte Totti në vitin 2022.
Ai i kishte thënë Ilaryt që në mënyrë që të qëndronin së bashku, ajo duhet të fshinte të gjitha llogaritë e saj nëpër rrjete sociale, ta linte punën dhe ta ndërpriste kontaktin me shoqen me të cilën kishin shkuar “për të pirë kafe” në banesën e atij burri.
Totti gjithashtu kishte deklaruar për shtypin italian se ishte shokuar kur i kishte parë mesazhet e Ilaryt me shoqen e saj me të cilën shkuan “për të pirë kafe”.
Ky fakt është ende disi i paqartë për shtypin italian ashtu edhe për fansat, sepse dokumentari i Ilaryt nuk i shfaq këto gjërat “shokuese” të cilat i përmend Totti t’i ketë parë nëpër mesazhe.
Megjithatë Ilary ka thënë se arsyeja pse ajo deshi të bënte këtë dokumentar, ishte të tregonte të vërtetën dhe se asnjëherë nuk e ka tradhtuar Tottin, dhe madje ai as nuk i kishte dhënë shkas kurrë që ta bënte një veprim të tillë.
Ajo gjatë dokumentarit “Unica” tregoi se u acarua shumë pasi pa Tottin nën shoqërinë e asaj vajze përderisa po qëndronte në Shqipëri për xhirimin e një reklame.
Ilary dhe Totti u njoftuan në vitin 2002 dhe u martuan tre vite më vonë. Ata kanë tre fëmijë dhe u ndanë përfundimisht në korrik të vitit 2022.
VIDEO-TRAILER: