Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar versionin akustik të kënëgës “Forever is Over”.
Kënga me të cilën Elvana synonte nisjen e karrierës në tregun ndërkombëtar ka arritur 6.1 milionë klikime në YouTube.
“E dashurova këngën që në momentin e parë. Ishte demo e thjeshtë, por muzika dhe teksti nga Poo Bear ishin të mrekullueshëm! Për këtë arsye kam dashur që ta ndaj me ju këtë version akustik”, ka shkruar Elvana Gjata në Facebook.