Televizioni “Revolt” është bërë arsyeja që reperi 50 Cent ta thumbojë sërish homologun Sean Combs, të njohur me emrin artistik P.Diddy.
P.Diddy është tërhequr nga drejtimi i televizionit amerikan për muzikë, “Revolt”, pas tri padive për sulm seksual, abuzim dhe trafikim. E këtë e ka shfrytëzuar 50 Centi, që po dëshiron ta blejë televizionin, raporton “Billboard”.
“Unë do ta blej atë nga ju ‘play boy’, për një çmim të ulët sepse ‘Cadillac’ dhe ‘AT&T’ do të tërhiqen. Do t'i jap disa dollarë tani për të! Ma shit, pastaj mund të bëhemi miq... E kam seriozisht më kontakto në telefonin tim”, ka shkruar 50 Cent në X, njohur më parë si Twitter, mbi titujt e mediumeve që raportuan se P.Diddy po tërhiqet nga “Revolt TV”.

Deklarata e 50 Centit vjen pasi televizioni kishte bërë komunikatë zyrtare në Instagram për tërheqjen e P.Diddyt.
“Ndërsa Combsi nuk ka pasur asnjë rol operacional apo të përditshëm në biznes, ky vendim ndihmon që ‘REVOLT’ të mbetet i përqendruar në mënyrë të palëkundur në misionin për të krijuar përmbajtje kuptimplote për kulturën dhe për të amplifikuar zërat e të gjithë racës së zezë në të gjithë vendin dhe diasporën afrikane”, thuhet në deklaratën e televizionit.
Kjo nuk është hera e parë që 50 Centi komenton problemet publike të P.Diddyt.
Të hënën, reperi postoi pamje nga “Screamfest 2007” në llogarinë e tij në X, ku shihet P.Diddy duke e goditur në prapanicë reperin e njohur, Jay-Z.
“...Jo, nuk e kam qenë kurrë pro këtyre gjërave”, ka shkruar 50 Cent.
VIDEO:
20 machine guns,only get 10 months, Diddy in the back, pattin on Ni66as butts, Nah I ain’t wit it, I ain’t never been wit it. Barz LOL • https://t.co/jnbpt4VX0B pic.twitter.com/RCqFMwH32e
— 50cent (@50cent) November 27, 2023
Gjatë këtij muaji, P.Diddy është paditur nga ish-e dashura e tij, këngëtarja Cassie, që e akuzoi për dhunë seksuale, abuzim, dhe trafikim. Pas saj, në adresë të reperit erdhën edhe dy padi të tjera për po të njëjtat çështje.