Reperi i njohur, 50 Cent, është tallur publikisht me reperin e njohur, Jay-Z, pasi ky i fundit u përfshi në një padi për sulm seksual ku është i përfshirë edhe P.Diddy.
Forbes ka shkruar se padia vjen nga një grua, identiteti i së cilës është i panjohur dhe pretendon se P.Diddy, emri i të cilit është Sean Combs dhe Jay-Z, emri i të cilit është Shawn Carter, e kanë droguar dhe e kanë abuzuar seksualisht në një festë që u organizua pas ngjarjes së ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards” në vitin 2000.
Jay-Z ka mohuar akuzat duke nxjerrë një deklaratë të ashpër përmes kompanisë së tij, “Roc Nation”.
Ndaj kësaj ka reaguar 50 cent, emri i të cilit është Curtis Jackson, duke thënë se duket si diçka e shkruar nga një avokat dhe jo nga një publicist.
Në një postim në rrjetin social “X” (ish-Twitter), Jackson ka tallur Carterin duke pyetur nëse do të mbahet ende spektakli “Super Bowl”, duke iu referuar angazhimit të “Roc Nation” për prodhimin e shfaqjes që mbahet në pauzën ndërmjet dy pjesëlojëve.

“Në rregull, nuk po e di se çfarë po ndodh, por a do të mbahet ende ‘Super Bowl’? Po pyes thjesht për një mik”, ka shkruar Jackson.
Jackson gjithashtu ka kritikuar heshtjen e Carterit gjatë vitit, pasi paditë për krime seksuale ndaj Combsit u bënë gjithnjë e më të përfolura.

Jackson ka shprehur simpatinë e tij për fëmijët e Carterit, por kritikoi klimën aktuale, ku akuzat mund të dëmtojnë dikë edhe pa pasur prova.
Carter ka reaguar ndaj padisë duke e quajtur avokatin që e ka ngre atë, Tony Buzbee, “një njeri të neveritshëm” dhe e ka akuzuar për shantazh.
Jackson ka postuar gjithashtu se shpreson që gjithçka të jetë “në rregull për Carterin”, duke iu referuar familjes së tij, por ka kritikuar mënyrën se si janë trajtuar këto akuza.

Ky postim është pjesë e një përplasjeje të gjatë mes Jacksonit dhe Carterit, që ka nisur që në fillimet e karrierave të tyre dhe ka vazhduar me sharje dhe tallje publike në vitet që pasuan.
Jackson është gjithashtu kritik i njohur i Combsit, duke bërë postime të shpeshta në rrjetet sociale lidhur me akuzat ndaj tij dhe duke punuar për një dokumentar në platformën transmetuese “Netflix” që lidhet me ngjarjet e ngacmimeve seksuale të Combsit.