Ylli i muzikës rep, 50 Cent, ka thënë se nuk i merr shumë seriozisht rrjetet sociale dhe nuk lejon ta afektojnë kritikat që vijnë nga aty.
“Mundohem të mos i marr gjërat shumë seriozisht. Kur je i famshëm, në rrjete sociale mund të shohësh gjërat më të këqija rreth vetes. Do të shohësh gjëra që të shkatërrojnë emocionalisht dhe nuk je i gatshëm për këto. Tani aq shumë jam mësuar sa që vetëm them ‘në rregull’”, ka thënë reperi për Hollywood Reporter.
Ai ka theksuar se ndihet i sigurt në vete dhe në atë se çfarë ka arritur gjatë karrierës dhe si rezultat, ka thënë se nuk e vret mendjen shumë se çfarë mendojnë të tjerët për të apo rreth karrierës së tij.
50 Cent ka thënë tutje se njerëzit mund të shikojnë rrobat e dukjen e dikujt në rrugë e të paragjykojnë personalitetin e atij personi.
“Për mua, nëse diçka me jep energji të keqe e më bën të ndihem jorehatshëm, nuk dua të shpenzoj energjinë time në të. Nuk dua që kjo lloj energjie të ma shpërqëndrojë nga puna”, ka thënë tutje 50 Cent.