Reperi i njohur amerikan, 50 Cent, ka thënë se e ka refuzuar ftesën 3 milionë dollarëshe që i ka bërë kandidati i Partisë Republikane për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në mënyrë që të performonte në tubimin e tij në New York.
Reperi, i cili më parë pati treguar admirim për ish-presidentin e SHBA-së, ka folur në emisionin “The Breakfast Club” rreth mundësisë që ju ofrua, shkruan “The Guardian”.
@breakfastclubam @50cent speaks on being afraid of politics and turning down DonaldTrump's offer of 3 Million Dollars to perform. Tap into the full interview available now! iHeartRadio Full Interview: https://youtu.be/qXB3wZoH51E
♬ original sound - The Breakfast Club - The Breakfast Club
Ai ka konfirmuar se “ka pranuar një telefonatë” përmes së cilës i është bërë lutja ta performonte këngën e tij të famshme “Many Man” në tubimin politik që Trump po organizonte në New York.
“Nuk u futa thellë në bisedë. Nuk fola me ta për këtë gjë. Frikësohem për politikën, sepse kur përfshihesh në të, pavarësisht se si ndihesh, dikush me pasion do të ketë mospajtime me ty”, ka thënë 50 Cent.
Kënga “Many Man (Wish Death)”, e cila është publikuar në fitin 2003 bashkë me vidoeklip, në të cilën flitet për gjuajtjen me armë që ishte bërë ndaj reperit në vitin 2000, ishte bërë si lloj “himni” për Trumpin dhe ndjekësit e tij, pas atentatit që ishte bërë ndaj tij në muajin korrik. Pas kësaj ngjarjeje, këngës i janë rritur transmetimet dhe është ri-popullarizuar e hyri në top 10-ëshen e platformës transmetuese “iTunes”, si dhe në platforma të tjera.
50 Cent gjithashtu kishte ndarë një version të edituar në ballinë të albumit të tij, me fytyrë të Trumpit.
The Rapper 50 Cent, who says that he has also been Shot before and Lived, Performed his Song called “Many Men” during a Concert last night while in Front of an Image from the Cover of his Album “Get Rich or Die Tryin” with Trump’s Face having been Photoshopped onto his Body. pic.twitter.com/uOEOuqAQAk
— OSINTdefender (@sentdefender) July 14, 2024
“Ai thotë ‘lufto’ e kjo është pikërisht ajo që kam bërë pasi më kanë gjuajtur me armë. Thjesht luftova. Njerëzit e identifikojnë kështu atë që bëra”, pati thënë reperi.
Ai, më herët gjatë këtij viti, kishte shkruar ne rrjete sociale se po mendon që Trump do të bëhet sërish president, “por nuk dua ta them këtë”.
Reperi gjithashtu është në përgatitje të dokumentarit për reperin P.Diddy, me pretendimet e shumta për krime seksuale që pretendon të jenë bërë nga kolegu i tij, dokumentar ky që do të shfaqet në paltformën “Netlix”. P. Diddy, emri i vërtetë i të cilit është, Sean Combs, aktualisht ndodhet në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut, pasi që nga viti i kaluar janë ngritur një mori padish kundër tij për krime seksuale. Mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh.
Ndërkohë në tubimin që kishte bërë Trump me Madison Sqare Gardens në New York, u shfaqën disa fytyra publike, përfshirë yllin e arteve marciale, Hulk Hogain dhe personalitetin televiziv Dr.Phil. Ngjarja nxiti komente të shumta pasi komediani Tony Hinchcliffe, bëri disa shaka raciste.
Hinchcliffe ju referua Puerto Ricos si “ishull fluturues i mbeturinave”, duke nxitur reagimin e të famshmëve me prejardhje latine, si Jennifer Lopez, Ricky Martin dhe Bad Bunny, të cilët po mbështesin kundërshtaren e Trumpit, Kamala Harris.