Showbiz

50 Cent me dokumentar kundër P.Diddyt

50 Cent dhe P.Diddy

50 Cent dhe P.Diddy

Gjigandi transmetues, Netflix, është duke prodhuar një dokumentar nga reperi 50 Cent, me pretendime për abuzim dekadësh që ka bërë reperi tashmë i arrestuar, Sean Combs i njohur si P.Diddy.

50 Cent, i cili ka akuzuar P.Diddyn dhe ka bërë shaka të ndryshme përmes postimeve në rrjete sociale, qysh kur i arrestuari mori padinë e parë, nga ish - e dashura e tij për 10 vjet, këngëtarja Cassanda Ventuar, e njohur si Cassie, po bashkëpunon me Alexanda Stapleton, e cila është duke bërë regjinë e dokumentarit, shkruan Variety.

“Kjo është një histori që do të ketë ndikim njerëzor. Është narrativë që ngërthen në vete dekada, jo vetëm tituj mediash e video që janë parë deri më tani”, kanë thënë ata në një deklaratë të përbashkët për Variety.

Ata kanë shtuar se janë duke u përkushtuar, që bashkërisht, të u japin zë atyre që nuk kanë dhe të paraqesim diçka shumë të veçantë.

“Ndërkohë që pretendimet janë tronditëse, ju bëjmë thirrje të gjithëve që të kujtojnë se historia e Sean Combsit nuk është krejt historia e hip-hopit e kulturës. Kemi për qëllim që të ju sigurojmë se veprimet individuale nuk mund t’i lënë nën hije kontributet që kanë bërë njerëzit e kulturës ndër vite”, thuhet ne deklaratë.

50 Cent, në dhjetorin e kaluar, pati thënë se G-Unit do të ishte producent i serive të dokumentarit për P.Diddyn, për të cilin, atëherë veçse kishin filluar paditë e njëpasnjëshme.

Kjo është hera e parë që platforma Netflix konfirmon që është e përfshirë në krijimin e këtij dokumentari, pavarësisht që 50 Cent, në muajin korrik e kishte diskutuar zhvillimin e projektit me The Hollywood Reporter.

Në atë kohë, 50 Cent kishte ndarë një video në rrjetin social “X”, e cila tregonte reperin e labelit “Bad Boy Records”, Marc Curry, duke thënë se Combs së pari fuste drogë nëpër shishet e shampanjës para se të fillonin t’i pinin gratë që merrnin pjesë në festa.

Producenti e reperi ka thënë se ky dokumentar ka për qëllim mbështetjen e viktimave të sulmeve seksuale.

Javën e kaluar, Combs është arrestuar nën akuzat për shantazh, mashtrim, trafikim seksual e prostitucion, ndërkohë që është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave lirimi me kusht i është mohuar dy herë.