Reperi me fame botërore, 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, ka kritikuar videon e kërkimfaljes që e postoi reperi i njohur, P.Diddy, për dhunën që ka ushtruar kundrejt ish të dashurës së tij Cassie.
“Kjo nuk do të funksionojë, kush po e këshillon atë tani. Kjo është një lëvizje e keqe”, ka thënë 50 Cent, në rrjetin social Instagram, raporton The Independent.
P.Diddy, në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram, ka publikuar një video ku shihet ai personalisht duke kërkuar falje publike për veprimin që kishte bërë, video kjo që u kritikua nga kritiku më i madh i tij, reperi 50 Cent, i cili e ka kritikuar P.Diddyn edhe shumë herë të tjera përmes rrjeteve sociale, sidomos pas padive që mori ai për sulme seksuale, dhunë e trafikim me qenie njerëzore.
Në videon e kamerave të sigurisë së hotelit “InterContinentalt” në qytetin Century, të cilën e publikoi CCTV, shihet P.Diddy duke ushtruar dhunë fizike ndaj këngëtares, Cassie, emri i vërtetë i të cilës është Cassandra Ventura, në vitin 2016, kur ata ishin në lidhje. Lidhja në mes tyre ka zgjatur 10 vjet dhe Cassie, përgjatë fundit të vitit të kaluar e ka paditur P.Diddyn, për dhunë seksuale, trafikim me qenie njerëzore, dhunë fizike, padi kjo që u mbyll në instanca private menjëherë të nesërmen.

Pas padisë së Cassiet, P.Diddy, u padit edhe nga disa persona të tjerë për të njëjtat çështje, padi këto që qëndrojnë ende të hapura, ndërkohë që reperi i pati mohuar të gjitha akuzat.
Lexo edhe: