Aktorja e mirënjohur, Selma Hayek, ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku shihet e veshur me bikine të verdha.
57-vjeçarja që në shtator do të festojë ditëlindjen, ka ekspozuar linjat e saj trupore dhe flokët e thinjura, duke shkruar se bikinet po “i kombinohen” me flokë, shkruan Fox News.
“Bikine të verdha + flokë të thinjura= kombinim perfekt”, ka shkruar Hayek, e cila shihet në jahtë pranë flamurit të Spanjës, ndërkohë që po pushon në Ibiza.

Kur festoi ditëlindjen vitin e kaluar, ajo pati postuar fotografi me bikine të kuqe duke “përqafuar” moshën që ka ndërkohë ekspozonte format trupore.
“Jam shumë e lumtur që jam gjallë dhe thellësisht mirënjohëse për bekimet”, pati shkruar ajo.

Aktorja, në një intervistë dhënë për Glamour, në vitin muajin shkurt të vitit 2023, pati thënë se mendonte që plakja do të thotë të mos punosh më e të mos biesh në dashuri.
“Mendoja se plakja do të thotë të mos shkosh më në punë; jam duke punuar. Mendoja se plakja do të thotë se nuk je më e dashuruar; unë jam e dashuruar”, pati thënë ajo duke iu referuar dashurisë që ka për burrin, Francois-Henry Pinault, me të cilin ka vajzën Valentinan.
Ylli gjithashtu pati thënë se nuk i duket që ka humbur fleksibilitetin e forcën dhe se i duket shumë bukur që po plaket me dikë.
Hayek njihet për postimet me bikine, pasi edhe për ditën ndërkombëtare të tyre pati postuar fotografi.

“A mund ta besoni se bikinet ekzistojnë vetëm qe 77 vjet?! Le të shpresojmë që nuk i ndalojnë edhe këto”, pati shkruar ajo.
Postimi në instagram: