Vajza e Eminemit, Hailie Jade Smith, ka thënë se e ka të vështirë të dëgjojë disa nga këngët e babait të saj të famshëm, pa u emocionuar.
Ndërsa po fliste për këngën e tij të re, "Somebody Save Me", në podkastin e saj "Just a Little Shady", Jade Smith e pranoi se videoklipi ishte aq i ashpër sa pasi e pa atë "në tërësi" një herë, ajo nuk është e sigurt nëse "mund ta shikojë përsëri”, raporton Page Six.
“Patjetër që qaj sa herë që e dëgjoj”, ka thënë ajo për këngën dhe videoklipin, ku shfaqet Jelly Roll.
“Ndërmjet asaj dhe ‘Temporary’… Unë qava me zë, po mendoj për të dyja këngët, por veçanërisht për ‘Temporary’.”
Prezantuesja e podcast-it ka lavdëruar prindërit e saj ndërsa po reflektonte mbi edukimin e saj nga babai reper, i cili ka diskutuar në mënyrë të famshme për luftën e tij me varësinë gjatë viteve.
“Por unë do të them, duke parë videon dhe duke dëgjuar këngët, ndihem sikur prindërit e mi bënë një punë kaq të mirë teksa rritesha aty ku nuk e kuptoja se sa të këqija ishin gjërat”, është shprehur ajo.
28-vjeçarja e ka pranuar se e ka të vështirë të dëgjojë edhe disa nga këngët më të vjetra të babait të saj.
"Unë as nuk mund të dëgjoj më ‘Mockingbird’ pa qarë”, ka deklaruar ajo.
"Sa më shumë rritem, aq më pak mund të dëgjoj ndonjë nga këngët”, ka shtuar ajo.
Në vitin 2021, Eminem zbuloi se dikur iu desh të mësonte sërish se si të bënte muzikë rep për shkak të varësisë së tij të fortë.