Aktori i ndjerë, Alain Delon, para se të vdiste donte që qeni i tij të mbytej me anë të anestezionit e të varrosej pranë tij. Këtë dëshirë të tij e refuzuan fëmijët e yllit francez, pas një qortimi që morën nga avokues të të drejtave të kafshëve.
Aktori, i cili vdiq të dielën në moshën 88-vjeçare, pati thënë se dëshira e tij është që qeni me racë belge, 10 vjeç, i quajtur Loubo, “të vihej në gjumë” me anë të anestezionit e të varrosej bashkë me të në varrezat e fshatit Douchy në Loiret, shkruan “The Guardian”.

Të martën, pasi aktivistët shprehen pakënaqësi për rastin në fjalë, duke kërkuar që të mos “vihet në gjumë” qeni i shëndetshëm duke ofruar një shtëpi të re për të, u bë e ditur se Loubo do të jetojë.
Fondacioni i yllit Brigitte Bardot, ka njoftuar se e bija e Delonit, Anouchka, ka konfirmuar se familja do ta mbajë qenin.
“Sapo isha në një telefonatë me Anouchka Delonin dhe më ka thënë se Loubo është pjesë e familjes dhe dëshirojmë ta mbajmë. Qeni nuk do ‘të vihet në gjumë’”, ka thënë një përfaqësues nga Fondacioni.
Më herët gjatë asaj dite, duke nxitur paqartësi, fondacioni i qenve pati lajmëruar në rrjete sociale se qeni do të shpëtohet. Më pas e fshiu postimin.
SPA, organizatë e kafshëve në Francë, ishte një nga organizatat e kafshëve që shprehu shqetësim për dëshirën që pati Delon duke shkruar se “jeta e një kafshe nuk duhet të varet nga ajo e njeriut” dhe se janë të gatshëm ta strehojnë qenin e t’i gjejnë familje.
Nuk ka ligj në Francë që parandalon pronarët “t’i vënë në gjumë” kafshët e tyre, por vendimi duhet të merret nga veterinari se a duhet të procedohet me dëshirat e pronarëve.
Delon ka bërë një vend në varreza, i cili përfshin 35 trupa të qenve të tij, në tokat e shtëpisë në La Brulerie, në afërsi të Parisit, të cilën e ka blerë në vitin 1970.
Të dielën, tre fëmijët e aktorit, Anthony 59-vjeçar, Anouchka, 33 vjeçe dhe Alain-Fabien, 30-vjeçar, dhanë lajmin për vdekjen e babait të tyre. Për Loubon, qenin që Delon e kishte adoptuar nga një refugjat në vitin 2014, ai pati thënë se “është qeni i mbarimit të jetës time, kam marrëdhënie shumë speciale me të”. “I mungoj kur nuk jam i pranishëm”, qe shprehur ai.
“Nëse vdes para tij, do t’i them veterinarit që ta ‘vë në gjumë’ në krahët e mi në mënyrë që të shkojmë bashkë. Më parë do ta bëj këtë se sa ta lë të vdes duke vuajtur mbi varrin tim”, kishte thënë Deloni.
Pas kësaj pati reaguar asociacioni i kafshëve duke thënë se qeni është i shëndetshëm, se e dënojnë një veprim të tillë dhe duan që qeni të adoptohet.
