Showbiz

Doja Cat me të dashur të ri

Doja Cat

Doja Cat

Raportohet se ylli, Doja Cat, ka filluar një lidhje të re me aktorin Joseph Quinn, pasi janë parë bashkë gjatë një takimi në Londër.

38 vjeçja dhe aktori thuhet se janë parë shumë të afërt në pubin “Coach and Horses” në Londër, dy vjet pasi reperja kishte deklaruar se ishte e interesuar për të, shkruan The Sun.

“Dukeshin sikur janë bashkë. Bënin veprime sikur të ishin çift. Ai e përqafonte e pastaj edhe ajo. Ai e puthi në kokë. Ishin vetëm ata duke bërë biseda të thella. Ajo dukej shumë e lumtur”, ka thënë një burim.

Në korrik të vitit 2022, Joseph pati treguar se Doja i ka kërkuar shokut të tij, aktorit Noah Schnapp, që ta thërriste në një takim.

Noah, në rrjetin social tik-tok, pati ndarë mesazhet në mes tij dhe Dojas ku ajo thoshte "Noah a mund t'i thuash Josephit të më telefonojë? Prit, mos ka të dashur?”.

Në këto mesazhe, aktori i thotë reperes që të kontaktojë direkt me të.

Joseph Quinn

Sidoqoftë, Doja më pas është përgjigjur duke i thënë se nuk po mund të ia gjej faqen e tij e t'i dërgojë mesazh direkt, ndërkohë që Noah ia jep llinkun e faqes së shokut të tij, duke i thënë “ja ku është zonjë”.

Më vonë, pasi Noah ndau mesazhet e Dojas, ajo u nervozua shumë duke e quajtur atë “spiun”.