Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka arritur sot në Kosovë ndërsa është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
Osmani në Facebook ka postuar foto me Bebe Rexhën ndërsa ka thënë se suksesi i këngëtares shqiptare është shembull i jashtëzakonshëm se çfarë mund të arrihet me punë e përkushtim.
Bebe Rexha do të performojë në Kosovë në Sunny Hill Festival.
“Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim! Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.