Tash e pesë vjet është duke jetuar me sëmundjen e alzheimerit, aktorja Gena Rowlands, e cila luan rolin e "Alliet" të moshuar në filmin e njohur “The Notebook”.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i aktores, regjisori Nick Cassavetes.
“E pata ftuar mamanë time të luante versionin e vjetër të 'Alliet' dhe kemi kaluar shumë kohë duku u ushtruar në mënyrë që ta ekzekutonte rolin sa më mirë dhe tani për pesë vjetët e fundit ajo është duke jetuar me alzheimer”, ka thënë ai për Entertainment Weekly.

Nick gjithashtu ka treguar se aktorja është në demencë të plotë.
“Ajo është në demencë të plotë dhe është shumë e çuditshme. E kemi jetuar, ajo ka aktruar sikur ta kishte dhe tani e kemi”, ka thënë regjisori i filmit “The Notebook”.

Vetë aktorja Rowlands, në një intervistë për O Magazine, pati treguar se si përballja e nënës së saj me sëmundjen e njëjtë e ka shtyrë të vendoste ta merrte rolin.
“Ky i fundit, ‘The Notebook’, ishte veçanërisht i vështirë për mua sepse luaj karakterin e dikujt që ka sëmundjen e alzheimerit. Kam kaluar nëpër problemet e kësaj sëmundjeje me mamanë time dhe nëse Nick nuk do të ishte regjisor i këtij filmi, nuk mendoj se do ta luaja atë rol. Është thjesht tepër e vështirë. Ishte vështirë ta luaja, por ishte film i mire”, pati thënë Rowlands.

94 vjeçja, në dramën romantike të vititi 2004 ka luajtur versionin më të moshuar të karakterit që luan aktorja Rachel McAdams, "Allie". Filmi është i bazuar në romanin bestseller të autorit Nicholas Sparks. "Allie" vdes në fund të filmit si pasojë e sëmundjes alzheimer.
Traileri i filmit "The Notebook":