Ylli i mirënjohur, Will Smith, po planifikon ta përfromojë këngën e re gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve BET Awards.
Smith i cili njihet për këngët hite “Gettin’ Jiggy Wit It”, “Men In Black” and “Wild Wild West”, ka lansuar këngën “Get Lit’” në vitin 2017, por nuk ka lansuar asnjë album që nga ai që e lansoi në vitin 2005 “Lost and Found”. Në të njëjtin vit, ai pati marrë pjesë për herë të fundit në spektaklin BET Awards, ku nderohen figurat e njerëzve me ngjyrë për arritjet në fushën e muzikës, filmit, sportit e filantropisë.
Së fundmi, këngëtari, Teddy Swims, ka bërë të ditur se ka shkruar një këngë me Will Smithin, por nuk e di ende se kur do ta lansojnë.

Këngëtari nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë me punën që ka bërë bashkë me Smithin, por ka një grup bisede me të dhe mamanë, e cila është adhuruese e madhe e Smithit.
“Nuk e di se cfarë do të ndodhë me të dhe nuk mund të konfirmoj asgjë, por vetëm të rrija me të dhe që mësova nga njohuritë e tij, ishte çmenduri”, ka thënë Teddy per NME.
Ai ka treguar tutje se ka qenë në shtëpinë e tij dhe është menduar të kontaktojë me nënën përmes aplikacionit FaceTime.
“Ajo nuk u përgjigj por ai ma dha numrin e tij dhe menjëherë në mëngjesin e ardhshëm në orën 8 më ka shkruar duke më thënë se mundem ta vendos në ‘group chat’ me nënën”, ka treguar Teddy duke vazhduar ta vlerësonte lartë figurën e Smithit.