Reperi më famë botërore, P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Diddy Combs, e që aktualisht ka gjithsej 7 padi për dhunë seksuale, trafikim me njerëz, dhunim fizik, drogim e shumë akuza të tjera, ka shitur aksionet në kompaninë mediatike "Revolt", të cilin e pati themeluar vetë.
“100 për qind të pjesës së tij të aksioneve janë shitur. Ai nuk është më drejtor, nuk është më në bord. Ai nuk ka më aksione, nuk ka më kapital në Revolt. Ne totalisht kemi ndarë çdo rrugë të përbashkët që kishim dhe nuk kemi më partneritet me njëri tjetrin”, ka thënë për New York Times, Detavio Samuels, shef ekzekutiv i kompanisë.
Ai ka thënë gjithashtu se ndihet krenar për transformimin që po i bëhet kompanisë. Tani punëtorët do të jenë pronarët e biznesit, të cilin e kanë ndërtuar.
“Kultura e njerëzve me ngjyrë është kulturë botërore dhe superfuqia e Revoltit është se ky televizion është shtëpia krijuese që e lëvizin këtë kulturë nëpër botë, duke na bërë të mundur ndërtimin e një mekanizmi shumë të fuqishëm për zërin e njerëzve me ngjyrë, ka thënë ndër të tjera Samuels.
P.Diddy, në muajin nëntor të vitit 2023, pasi u padit, kishte dhënë dorëheqje nga bordi i kompanisë.