Showbiz

Shfaqen sërish bashkë Jennifer Lopez e Ben Affleck

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Çifti i njohur i Hollywoodit, aktori Ben Affleck, dhe gruaja e tij, artistja, Jennifer Lopez, janë parë bashkë, ndërkohë që thashethemet për divorcin mes tyre nuk janë ndalur.

Çifti është parë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit të vajzë se aktorit, Violetes, të cilën e ka me ish-gruan e tij, Jennifer Garner, raporton People.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez më 30 maj

Lopez dhe Affleck u panë bashkë në Los Angeles të enjten, duke shkuar për të festuar me Viotelen, e cila ka kryer gjimnazin.

Affleck kishte veshur një kostum ngjyrë hiri ndërkohë që mbante një shportë të madhe në duar, kurse Lopez, e cila kishte veshur një fustan me lule dhe ecte afër tij, ndërkohë që nëna e aktorit, Chris Anne Boldt, ecte prapa çiftit.

Ben Affleck, Jennifer Lopez dhe nëna e Affleckut, më 30 maj

Kjo është hera e parë që ata janë parë bashkë pas datës 19 maj, kur u fotografuan bashkë në afërsi të teatrit “Aero” në Santa Monica të Kalifornisë.

Është raportuar se Affleck dhe Lopez kanë qenë duke kaluar kohë ndaras njëri-tjetrit, pasi po kalonin disa probleme martesore.

Lopez ka qenë e zënë duke u përgatitur për turneun e saj që do të mbajë gjatë verës si dhe duke promovuar filmin e saj të ri “Atlas”.

Kurse Affleck ka qenë duke xhiruar filmin “The Accountant 2”.

Një burim i ka thënë revistës, se çifti ende po jeton i ndarë ani pse Lopez është kthyer në Los Angeles, për të bërë prova për turnen e saj, i cili fillon në Orlando më 26 qershor. Ky burim ka shtuar se Lopez është shumë e fokusuar në punë.

Lopez dhe Affleck u ribashkuan pas 20 vjetësh dhe u martuan në vitin 2022, pasi ata ishin bashkë edhe në fillim të viteve 2000.
 

Lexo edhe :

J.Lo dhe Affleck sërish lënë dyshime për ndarje - KOHA.net

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thyejnë heshtjen pas spekulimeve për ndarje - KOHA.net