Showbiz

J.Lo dhe Affleck sërish lënë dyshime për ndarje

Jennifer Lopez në premierën e filmit "Atlas" nw Meksikë

Jennifer Lopez në premierën e filmit "Atlas" nw Meksikë

Foto: Associated Press

Pasi këngëtarja e mirënjohur, Jennifer Lopez, së fundmi është përballur me shumë thashetheme se martesa e saj me aktorin Ben Affleck nuk është duke shkuar mirë, sërish është shfaqur vetëm në tepihun e kuq të premierës së filmit “Atlas”, me Meksikë.

Jennifer Lopez në premierën e filmit "Atlas" në Meksikë

Ajo po qëndron e heshtur kundrejt spekulimeve për ndarje ndërsa në premierën e filmit të saj u shfaq me një fustan të bardhë me rrudha e pala nga brendi i mirënjohur Chloe, në dorë mbante unazën e martesës. Njëjtë po bënte edhe burri i saj. People shkruan se Affleck u pa me unazë në Malibu të Kalifornisë.

Ben Affleck me unazë në Malibu të Kalifornisë

Përgjatë konferencës për shtyp të filmit, Lopez u pyet nga një gazetar se a janë të vërteta thashethemet se është ndarë me Affleck, raporton Entertainment Tonight.

Sipas një video që u bë gjatë kësaj ngjarje, një kameraman reagon duke thënë “Në rregull, nuk jemi duke e bërë këtë”.

“Ti di të bësh më mirë se kaq”, shton Lopez duke buzëqeshur.

VIDEO (Instagram):

Thashethemet se çifti i mirënjohur i Hollywoodit nuk po kalojnë kohë të mirë në martesën e tyre, dolën në shesh pasi Lopez u shfaq e vetme ne ngjarjen e madhe të modës "MET Gala", ku ishte bashkënikoqire. Megjithatë çifti ende nuk kanë komentuar asgjë, ndërkohë që janë parë bashkë dhe ndaras duke mbajtur unazat e martesës.

Së fundmi një burim ka thënë për Entertainment Tonight se çifti është duke kaluar nëpër një fazë më të vështirë, për shkak të diferencave që kanë në personalitet e tyre.

“Ata kanë kaluar nëpër faza të ndryshme ku gjërat nuk kanë qenë shumë mirë për shkak të diferencës që kanë në personalitetet e tyre dhe duke mos pasur mundësi që të kalojnë më shumë kohë bashkë. Të dy kanë shumë punë për të bërë, përfshirë edhe kujdesin ndaj familjeve përkatëse si dhe përkushtimin ndaj punës që bëjnë dhe kjo gjë mund të jetë stresuese për të dy”, ka thënë burimi.

Lexo edhe: