Showbiz

Scarlett Johanson shokohet nga imitimi që bën inteligjenca artificiale

Scarlett Johansson

Scarlett Johansson

Foto: Associated Press

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Scarlett Johansson, u shokua dhe u nevrikos kur e dëgjoi një robot të krijuar përmes inteligjencës artificiale, i cili përdorte zë shumë të ngjashëm me të sajin.

Amerikania më parë ka refuzuar një ofertë bashkëpunimi nga një kompani që krijonte robot për t’u lexuar klientëve reklama duke përdorur zërin e saj.

Kur një model i ri i këtyre robotëve, që quhet “Sky”, debutoi javën e kaluar, komentuesit shpejt i vunë re ngjashmëritë me zërin e Johanssonit, në filmin “Her” që u bë në vitin 2013, raporton BBC.

Kompania “OpenAi” të hënën ka thënë se do ta heqë zërin, por insistoi se nuk ka pasur për qëllim ta imitojë zërin e yllit.

Sidoqoftë, Johansson e ka akuzuar kompaninë dhe themeluesin e saj, Sam Altman, për kopjim të zërit të saj, përmes një deklarate të hënën.

“Kur e dëgjova zërin e lansuar, u shokova, u nevrikosa e nuk po mund të besoja se z. Altman do të lansonte zë që i përngjan zërit tim”, ka thënë Johansson duke akuzuar Altmanin se e ka bërë veprën qëllimshëm duke e ndërlidhur me një postim të tij me fjalën “Her” në Twitter.
 

Filmi “Her” i 2013, shfaq Joaquin Phoeniksin, i cili bie në dashuri me sistemin operativ të një pajisjeje, zëri i së cilës është ai i Johanssonit.

Aktorja ka thënë se në shtator Altman i ka ofruar të bashkëpunonte për të bërë zërin e një roboti bashkëbisedues duke i thënë se zëri i saj do të ishte si qetësues për njerëzit, por ajo e kishte refuzuar ofertën për arsye personale.

Aktorja gjithashtu ka treguar se dy ditë para se të lansohej chatboti, Altman e kishte kontaktuar agjentin e Johansson, në mënyrë që të rikonsideronte ofertën e tij.

Johanson ka shtuar se është detyruar të marrë avokatë dhe i ka dërguar dy letra ligjore kompanisë, në mënyrë që ta kuptonte se si ishe krijuar zëri i chatbotit.

Në një deklaratë për BBC-në, Altman ka mohuar se ka përdorur zërin e Johansonit për krijimin e zërit të chabotit “Sky”.

“Zëri i ‘Sky’ nuk është ai i Scarlet Johanssonit dhe nuk kishim për qëllim ta imitonim. Kemi marrë në prova aktore pasi kontaktuam me znj. Johansson. Për nder të respektit që kemi për të, kemi pezulluar përdorimin e zërit të ‘Skyit’ në produktet tona. Na vjen keq që s’kemi mundur të kontaktojmë më mirë me znj. Johanson”, thuhet në deklaratën e Atlmanit.

Përmes një postimi, “OpenAI”, ka deklaruar se pesë zërat nga chatbotët e tyre janë marrë nga aktoret me të cilat kanë partneritet.

Zëri i saj:

Kjo vjen gjashtë muaj pasi grevat e aktorëve, pauzuan punën e Hallywoodit, përmes së cilave kërkonin mospërdorim të paautorizuar të fytyrave publike nga inteligjenca artificiale, ku mori pjesë edhe Johanson. Në marrëveshjen e mbarimit të grevës përfshihej edhe kushti për mospërdorim të figurave publike pa autorizim e pa pagesë nga AI-ja.