Fiona Harvey, e cila supozohet se ka inspiruar personazhin Martha në projektin filmik “Baby Reindeer”, ka thënë se do ta padisë krijuesin e këtij projekti, platformën “Netflix”.
Harvey ka thënë së emisionin e Piers Morganit se seritë në të cilat Martha shfaqet si një lloj përndjekëse, janë të trilluara, shkruan BBC.
Ajo akuzon “Netflixin” dhe komedianin nga Skocia, Richard Gadd, i cili ka shkruar skenarin dhe aktroi në këto seri, për gënjeshtra dhe seritë i ka përshkruar si “shpifëse”.
“E ndërtuan si histori të vërtetë dhe nuk është. Ai dhe ata po gënjejnë”, ka thënë Harvey duke shtuar se ata po dëshirojnë të bëjnë para duke shfrytëzuar fatkeqësinë e saj.
58-vjeçarja nga Skocia ka dhënë intervistën pasi u identifikua online nga disa shikues, të cilët u përpoqën të gjejnë se në kënd është i bazuar karakteri i Marthas, duke e quajtur “absolutisht të tmerrshme”.
Morgan më pas është kritikuar për intervistën. Gazetari Ryan Coogan ka shkruar në “The Independent” se “nuk duhet të presësh ai të jetë i ndjeshëm”. “Çështja s’ka të bëjë me Morganin, problemi qëndron tek intervista që ekspozoi çështjen”, u shpreh Coogan.
Gazetari Ed Power ka shkruar në “The Telegraph” se intervista në fjalë, “nuk shfaqte përballjen në mes të Morganit dhe Fiona Harveyt, ishte vetëm një seancë e zymtë, pyetje-përgjigje”.
Morgani në vazhdimësi e ka pyetur Harveyn se sa emaila e telefonata i ka bërë Gaddit.
Komediani ka thënë se përndjekësja e tij i ka bërë më shumë se 41 mijë emaile, 350 orë audiomesazhe, 744 fjali në rrjetin social Twitter, 46 mesazhe në rrjetin social Facebook dhe 106 letra.
Harvey i ka thënë Morganit, se mund të jenë disa emaile dhe më vonë ka thënë se mund të jenë më pak se 10.
Ajo ka thënë se i ka dërguar një letër dhe 18 fjali në rrjetin social Twitter, por asnjë mesazh në Facebook dhe gjithashtu ka thënë se dyshon se mund t’i ketë dërguar mesazhe me zë sepse nuk e kishte numrin e tij te telefonit.