“Janë më të vjetër se çdo kush në këtë planet”
Artistja me famë botërore, me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ishte e pranishme në mbrëmjen e organizuar nga Instituti i modës në Muzeun Metropolitan të Artit në New York (MET Ball).
INSTAGRAM:
Këngëtarja parakaloi në tepihun e kuq nën shoqërinë e bashkëshortit, regjisorit Taika Waititi.
Rita kishte veshur një fustan të krijuar vetëm për të nga disenjatori, drejtori kreativ, Francesco Risso i markës se veshjeve “Marni”. Fustani ishte i punuar me gurë shumëngjyrësh, të cilët datojnë që nga shekujt 1 e 2 para lindjes së Krishtit, të cilët u mblodhën në Afrikën Veriore e Evropë.
“Këta gurë janë më të vjetër se çdo kush në këtë planet. Kjo është bukuria që i ka qëndruar kohës”, ka thënë Rita, ndërsa tregonte për veshjen e saj në një intervistë gjatë parakalimit në tepihun e kuq.
VIDEO:
Ndërkohë Taika, kishte veshur një kostum nga lëkura me ngjyrë kafe, gjithashtu nga brendi "Marni".
Kjo është hera e dhjetë që Rita është e pranishme në këtë mbrëmje, dhe e dyta bashkë me Taikan.


Lexo edhe: “Bukuria e kostumeve të fjetura do të rizgjohet" në Muzeun Metropolitan në New York - KOHA.net