Showbiz

Eskalon në personale përplasja mes Drake dhe Kendrick Lamarit

Kendrick Lamar & Drake

Kendrick Lamar & Drake

Lufta e fjalëve mes Drake dhe Kendrick Lamar ka arritur nivel të ri. Reperët publikuan këngë njëri pas tjetrit të premten.

Drake publikoi “Family Matters”, që është kundërpërgjigje për ‘diss’-in e Lamarit “Euphoria”. Një orë pas lansimit të këngës së Drake, Lamar publikoi “Meet The Grahams” që është ‘diss’ për reperin kanadaz.

Në këngën shtatëminutëshe, Drake ndër të tjera sulmon Lamarin dhe marrëdhënien me të fejuarën Whitney Alford.

Përplasja mes tyre kalon kufijtë, pasi përmendën edhe fëmijët. Drake thotë në ‘diss’ se “mund t’i kishim lënë fëmijët jashtë kësaj, mos më fajësoni mua”, pasi ishte Lamar i cili në “Euphoria” një javë më parë përmendi fëmijën e Drakeit.

Në “Euphoria”, Lamari kontrollon një restorant ushqimor kinez në Toronto të quajtur “New Ho King” dhe në videon për “Family Matters”, Drake shfaqet vetë restorant. “Kendrick sapo hapi gojën, dikush të shkojë t'i japë një Grammy tani”, thotë kanadezi në ‘diss’.

Lamari ishte po aq personal në “Meet the Grahams”, në të cilin çdo rresht ia drejton anëtarëve të familjes së Drake, duke përfshirë djalin Adonis, nënën Sandra, babain Dennis dhe për një vajzë që Drake nuk e ka zbuluar ndonjëherë.

“I dashur Adonis, më vjen keq që ai burrë është babai yt, më lër të jem i sinqertë”, thotë ndër të tjera Lamar.

Ndërsa për babanë e Drake, Lamar thotë se “rriti një manipulues mjeshtër dhe një person tmerrësisht të ndyrë”.

Lamar pretendon se Drake ka një vajzë 11 vjeç.

‘Beef’-i mes tyre filloi kur Lamar në “Like That” goditi me fjalë Drake dhe J.Cole për këngën “First Person Shooter”. Që atëherë, përplasja ka përparuar me ritëm të shpejtë.

LEXO EDHE: