Showbiz

“Bukuria e kostumeve të fjetura do të rizgjohet" në Muzeun Metropolitan në New York

Fotografi nga MET Ball e vitit 2022, ylli Blake Lively, fustani së cilës u punua nga shtëpia e modës, Versace dhe u bë një ndër më të famshmit e të gjitha kohërave

Fotografi nga MET Ball e vitit 2022, ylli Blake Lively, fustani së cilës u punua nga shtëpia e modës, Versace dhe u bë një ndër më të famshmit e të gjitha kohërave

Ngjarja MET Gala, si çdo vit, edhe të hënën e parë të muajit maj do të mbahet në New York në Muzeun Metropolitan të Artit.

Arsyeja kryesore pse mbahet kjo ngjarje është për të mbledhur fonde për Institutin e Kostumeve të Muzeut dhe është epiqendra e modës për çdo vit.

Në këtë ngjarje grumbullohen shuma milionëshe, të cilat përdorën për mirëmbajtjen e Institutit të Modës.

Gala mbrëmja në Muzeun Metropoliton të Artit (Met Ball) do të mbahet më 6 maj. Aty Instituti i Kostumeve do të hapë ekspozitën “Bukuria e Fjetur: Rizgjimi i modës”.

Laboratori i konservimit i Institutit të Kostumeve në Qendrën e Kostumeve "Anna Wintour". Foto: Muzeu Metropolitan NY

Veshjet e mysafirëve do të jenë të inspiruara nga një histori e shkurtër e vitit 1962 nga autori J.G. Ballard, një novelist, satirist e eseist britanik i njohur për veprat provokative që testonin marrëdhënien ndërmjet psikologjisë njerëzore dhe komunikimit masiv. Vepra në fjalë quhet “Garden of Time” (kopshti i kohës).

Ekspozita do të përmbajë afërsisht 250 veshje të rralla nga koleksioni permanent i Institutit, përfshirë 400 vjet histori të modës. Aty do të ekspozohen veshje të bëra nga shtëpi gjigande të modës si Dior, Givenchy, Schiaparelli, e të tjera.

Disa nga këto veshje janë aq fragjile saqë nuk do të mund të vishen më, të tilla si fustani i disenjatorit Charles Frederick Worth, të cilin e krijoi në vitin 1877, e i cili do të ekspozohet edhe përmes një video animimi të bërë nga IA-ja dhe forma të tjera të teknologjisë.

Fustani i disenjatorit, Charles Frederick Worth,  i krijuar në vitin 1877. 
Disenjatori ka dominuar modën e Parisit përgjatë gjysmës së dytë të shekullit nëntëmbëdhjetë

 

Andrew Bolton, kurator i Institutit të Kostumeve, ka deklaruar se ekspozita sivjet do të shfaqet në tri zona kryesore, "Toka", "Deti" dhe "Qielli", të cilat sipas tij, paraqesin vlerat e botës natyrale.

Kuratori Andrew Bolton në laborator të kostumeve duke shikuar një veshje të vjetër nga brendi Dior

Sikur në vitet e kaluara, dihet se nga ceremonia do të mbetet sekrete, pasi telefonat nuk lejohen brenda, pavarësisht se yjet postojnë pjesë të shkurta nga ajo. 

Tepihu i kuq me të ftuarit do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të revistës Vogue.

Sivjet nikoqirë në MET do të jenë yjet e mirënjohur Jennifer Lopez, Zendaya, Bad Bunny dhe Chris Hamsworth.

Nikoqirët e sivjetëm të ngjarjes, Jennifer Lopez, Chris Hamsworth, Zendaya dhe Bad Bunny

Vitin e kaluar një nga nikoqiret ka qenë këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Dua Lipa, si nikoqire në MET Ball, vitin e kaluar, me një fustan nga brendi Chanel i krijuar në vitin 1992 nga disenjatori i ndjerë Karl Lagerfeld

Një prej veshjeve të shumëpërfolura në këtë ballo ndër vite është fustani i yllit Blake Lively, të cilin e ajo veshi në ceremoninë e vitin 2022.

Ai është krijuar nga shtëpia e mirënjohur e modës, Versace. Ky fustan shpalos inspirimin e Versace nga disenjatori amerikan Charles James i inspiruar nga qyteti i New York-ut, i cili ktheu Blaken në një statuje të gjallë të lirisë.

Fillimisht i mbështjellë me një fjongo paraqet statujën e lirisë nga bronzi, më pas kur shpaloset fjongo, fustani shndërrohet në ngjyrë mint të hapur, ashtu siç në realitet e ka marrë ngjyrën edhe statuja pas oksidimit të bronzit. 

Në këtë fustan gjithashtu paraqitet stili i artit vizuel, Art Deko, stil ky që karakterizon ndërtesën e famshme, Empire State Building.

Në këtë fustan është qëndisur me kristale harta e yjore, hartë kjo që dekoron tavanin e stacionit të trenit në New York - Grand Central Station.
 

Balke Lively, MET Ball 2022
Empire State Building, New York
Harta Yjore në tavanin e Grand Central Station, New York