Cillian Murphy do të rikthehet për filmin “Peaky Blinders”, ka konfirmuar regjisori Steven Knight.
Xhirimet për filmin do të nisin në Birmingham në shtator, dhe do të realizohet sikur ngjarja të kishte ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Knight ka konfirmuar se aktori do të rikthehet në rolin e gangsterit Tommy Shelby, raportoi NME.
“Definitivisht do të rikthehet. Do të xhirojmë në shtator në Digbeth”, ka thënë ai.