Këngëtarja me famë botërore, me origjinë latine, Shakira, ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi që i ka bërë për të paralajmëruar këngën e re “Punteria”. Disa prej tyre ngjallën spekulimet se ajo mund të jetë në lidhje të re dashurie.
Aty këngëtarja shihet në përqafimin e aktorit britanik Lucien Laviscount, i cili njihet për rolin e tij në serialin e shumëpërfolur “Emily In Paris”.
Lucos është shok i këngëtares me famë botërore, me origjine shqiptare, Rita Ora.
Rita si dhe motra e saj Elena kanë komentuar në postimin e Shakiras ku ajo shihet me Lucienin.
Komentet e shumë adhuruesve ngjallën spekulime se Lucien e Shakira mund të jenë në lidhje romantike.
Ndërkohë Shakira në emisionin me Zane Lowe në “Apple Music1”, ka thënë se me rëndësi për të është shoqëria, pasi “nuk e di se a do të mund të gjejë sërish dashurinë”.
“Mendoj se shoqëria zgjatë më shumë se sa dashuria. E dua dashurinë, por mendoj se e dua shoqërinë më shumë. Sepse mendova se dashuria do të jetë aty për mua dhe kjo është një ndër ëndrrat e mia të thyera. Nuk e di a do ta gjej prapë dashurinë, ndoshta jo, nuk e di. Por kam shoqëri, e cila më mbështeti për kohë të gjatë e më dëshmoi domethënien e jetës”, ka thënë Shakira.
Ajo gjithashtu ka thënë se kjo eksperience nuk e ka bërë që të humbë besimin tek njerëzit sepse ka njerëz që kanë vlera njerëzore.
“Është më mirë të besosh se sa të mos besosh”, ka thënë ajo.
Shakira ka qenë në lidhje romantike për 12 vjet me futbollistin e mirënjohur të Barcelonës, Gerard Pique dhe bashkë kanë dy fëmijë.