Showbiz

Jamie Foxx do të flasë për gjendjen e tij shëndetësore në stand-up komedinë e re

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Jamie Foxx, ka paralajmëruar se në komedinë e re do të japë shpjegime rreth gjendjes së tij shëndetësore, si pasojë e së cilës qëndroi i hospitalizuar për muaj të tërë përgjatë vitit 2023.

56 vjeçi, vitin e kaluar ishte larguar nga jeta e tij publike pasi ishte shtrirë në spital për trajtim të një sëmundjeje, të cilën s’e bëri asnjëherë publike.

Ajo gjendje e shtyri aktorin ta lë në gjysmë punën që po bënte përkrah aktores Cameron Diaz, për filmin “Back in Action”.

Ai po planifikon t’i shpjegojë gjërat në mënyrën e tij në një stand-up komedi të re.

“Të gjithë po duan të dinë se çfarë ka ndodhur dhe do të ju tregoj, por dua ta bëj në mënyrën time”, ka thënë aktori për Extra TV.

Për rikthimin e rij në stand-up komedi, aktori i njoftoi fansat disa ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social Instagram.