Ylli i mirënjohur i muzikës, P. Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Diddy Combs, është akuzuar edhe nga një producent i muzikës për sulm seksual.
Rodney Jones Jr i cili ishte producent i albumit “The Love Album: Off The Grid” pretendon se ylli e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me prostituta, raporton The Guardian.
Producenti në padinë e dërguar në gjykatën e New Yorkut, pretendon se Combs bashkë me një grup e preknin seksualisht pa leje. Gjithashtu në padi thuhet se producenti është detyruar nga këngëtari të punojë në banjë gjatë kohës së Combs lahej dhe sillej lakuriq.
Në padi gjithashtu thuhet se Combs e ka detyruar producentin të kërkonte shërbime nga prostitutat dhe i bënte presion që të kryente marrëdhënie me to. Ai gjithashtu ka thënë se një herë u zgjua nga gjumi në mes të dy punonjëseve te seksit dhe mendoi se mund të ishte droguar.
Ndërkohë njëri ndër avokatët e Combs i ka quajtur këto pretendime si diçka imagjinare që nuk ka ndodhur kurrë.
“Kemi prova se këto pretendime janë gënjeshtra. Do t’i adresojmë këto pretendime bizare në gjykatë dhe do të ndërmarrim masat e duhura kundër atyre që i bëjnë”, ka thënë avokati i Combs, Shawn Holly.
Këto akuza janë në mesin e katër akuzave të tjera që Combs i ka në gjykatë nga katër gra të ndryshme, duke përfshirë një padi nga ish e dashura e tij Cassie, me të cilën ishte në lidhje për 10 vjet. Padia e Cassiet u zgjidh një ditë pasi ajo e paraqiti, duke rregulluar çështjen nën instanca private. Megjithatë Combs i ka mohuar të gjitha akuzat përmes një postimi në rrjetet sociale. Në përgjigjën në padi ai ka mohuar akuzat e paditëses Jane Doe, duke thënë se asnjëherë nuk mori pjesë në asnjë nga ngjarjet e pretenduara.