Aktorja e njohur e Hollywoodit Sofia Vergara ka treguar arsyen e ndarjes nga Joe Manganiello. Ajo ka thënë se me ish-bashkëshortin pati mosmarrëveshje rreth dëshirës për të pasur fëmijë, raporton “People”.
51-vjeçarja ka thënë se përderisa ish-bashkëshorti dëshironte shumë që të bënte fëmijë me Sofian, ajo nuk dëshironte të bëhej nënë.
“Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i ri. Ai donte të bënim fëmijë dhe unë nuk dëshiroja të bëhem një nënë e vjetër. Mendoj se nuk do të ishte fer për fëmijën. E respektoj kushdo që e bën, por kjo gjë nuk është më për mua”, ka thënë Sofia.
Aktorja që ka një fëmijë me ish-burrin e saj Joe Gonzales ka thënë tutje se pasi që djali i saj i ka 32 vjet, është koha të bëhet gjyshe.

“E kam lindur djalin kur isha 19 vjeçe. Tani i ka mbushur 32, dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë. Pra nëse dashuria do të vij për mua, ai duhet të vijë me fëmijë që tashmë i ka bërë”, ka thënë ylli.
Ajo gjithashtu ka treguar se është gati të hyjë në fazën e menopauzës dhe se mendon se gjërat duhet të rrjedhin natyrshëm.
“Kur djali im të bëhet baba, le të ma sjellë beben që të kujdesem pak për të, pastaj e merr prapë, dhe kështu do ta vazhdojë jetën. Këtë duhet ta bëj”, ka thënë 51-vjeçja.
Sofia ka thënë se vendimi për divorc pas shtatë vitesh martesë ishte shumë i vështirë.