Showbiz

Rita Ora në rolin e princeshës Fiona të filmit “Shrek”

Këngëtarja me rrënjë shqiptare Rita Ora është veshur si princesha Fiona e filmit “Shrek”. Ajo dhe burri i saj, regjisori australian, Taika Waititi, i cili u vesh si Shreku, kanë shkuar në shtëpinë e “Shrekut” që është lëshuar për qëndrim në kuadër të gjigantit të qirave “AIRBnb”.

Ora ka postuar në Instagram një video ku shihet e veshur si Fiona që prezenton shtëpinë moçalike dhe brendësinë e saj duke përshkruar jetën bashkëshortore që bën aty bashkë me burrin e saj Shrek.

“Këtu shtrihemi pasi përfundojmë së ngrëni pite me kërmij”, ka thënë Ora në video ku shpjegon jetën në brendësinë e shtëpisë moçalike.

Përderisa në video ylli flet në theks skocez, në postim ka shpjeguar se vetëm pas xhirimit të videos e ka kuptuar që princesha Fiona është amerikane dhe nuk ka këtë theks. “U errësua shumë për ta ri-filmuar videon”, ka shkruar tutje ajo.

32-vjeçarja ka thënë se po e feston Halloweenin vonë duke shijuar qëndrimin në shtëpinë moçalike bashkë me Shrekun e saj.

Fansat dhe personalitete të famshëm u shkrinë së qeshuri dhe nuk lanë pa komentuar videon.

Në postimin e superyllit shqiptar ka komentuar edhe aktorja e njohur Vanessa Hudges duke i shprehur dashurinë që ndjen për të.

“Te dua shumë”, ka shkruar aktorja.

Elena Ora, motra e Ritës, që njëkohësisht është edhe menaxherja e saj, e cila qëndron pas suksesit të këngëtares, është shkrirë se qeshuri.

“Kjo është shumë për të qeshur”, ka shkruar Elena.

“Ti dhe Taika e keni fituar Halloweenin. Kjo është epike”, ka shkruar redaktori i revistës “Tings” dhe aktivisti anglez Savvas Morgan.

“Pikërisht ky theks e ka bërë të veçantë videon”, ka shkruar një fans.