Jada Pinkett Smith ka thënë se ajo dhe Will Smith “po punojnë shumë” për ta shpëtuar martesën e tyre, pak kohë pasi shokuan opinionin duke deklaruar se ishin ndarë në vitin 2016.
Ajo ka deklaruar se ata kanë jetuar të ndarë, pavarësisht se shfaqeshin rregullisht bashkë.
Pinkett Smith tha se ata janë përqendruar në shërimin e marrëdhënies së tyre.
Çifti bëri bujë vitin e kaluar kur Will Smith hyri në skenën e Oscars dhe goditi prezantuesin Chris Rock.
Ai bërtiti “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”, pasi Rock kishte bërë një batutë për gruan e tij.
Deklarata se çifti ishin të ndarë që nga viti 2016 ka bërë bujë në mbarë botën.
“Ne vërtetë jemi përqendruar dhe po punojmë shumë për ta shëruar marrëdhënien tonë dhe për t’u rikthyer bashkë. Ai nuk mund të jetë ndoshta bashkëshort i përsosur dhe ideal. Unë duhet të jem në gjendje ta pranoj atë për njeriun që është. Ai duhet të më pranojë mua për njeriun që jam. Dhe ne duam ta duam njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.
Kur u pyet nëse çifti mund të jetonte sërish në të njëjtën shtëpi, ajo pranoi se mund të jetonin.
Aktorët u takuan në vitin 1994 kur ajo hyri në audicion për The Fresh Prince of Bel-Air, dhe më vonë u martuan në 1997.
Dyshja kanë dy fëmijë së bashku - Jaden Smith dhe Willow Smith - së bashku me Trey Smith, djalin e Smithit nga martesa e tij e parë.