Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, ka njoftuar se i janë vjedhur para të gatshme dhe gjëra me vlerë që kapin shumën e mijëra eurove.
Ai ka thënë se në shtëpinë e tij i janë vjedhur 100 mijë euro për të cilat deklaron se ishin kursime, duke shtuar se gjithashtu janë vjedhur edhe gjëra me vlerë që sipas tij, kalojnë shumën e kursimeve.
“Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave. Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kanë hyrë brenda dhe kanë thyer kasafortën fillimisht dhe kanë marrë 100 mijë euro (njëqindmijë euro) para nga kursimet e mia që 6/7 vjet. Nuk paskan lënë orë, unaza, zinxhirë, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartcekura. Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kanë vjedhë”, duke shtuar se kanë vjedhur edhe sistemin e kamerave.
Aliu ka shtuar se Policia është njoftuar dhe po merret me rastin.
“Unë jam tatimpaguesi më i madh nga gjithë artistët në trojet shqiptare. Është e njoftuar Administrata Tatimore, Ministria e Financave”, ka thënë ai.