Showbiz

Taylor Swift dominon në ceremoninë e çmimeve të MTV-së

Ylli i muzikës, Taylor Swift, ka marrë çmimin për videoklipin më të mirë në ceremoninë e MTV-së të ndarjes së çmimeve. Ajo këtë çmim e mori për videoklipin e këngës “Anti-Hero”.

Natën e ndarjes së këtyre çmimeve, agjencia Associated Press e quajti “natë me shumë të papritura”.

Swift ka mbajtur një fjalim të vogël pasi e pranoi çmimin.

“Kjo është e pabesueshme. Fakti që ky është një çmim i votuar nga fansat do të thotë shumë për mua", ka thënë Swift. “Nuk mund ta besoj se u bë një vit që kur publikova albumin “Midnights’”, ka thënë ajo.

Image

Shfaqja që u mbajt në Prudential Center në Newark të New Jerseyt, ishte e tëra e Swiftit pasi ajo fitoi 9 çmime.

Shfaqja u prezantua nga grupi i mirënjohur NSYNC që u ribashkua për t’i dhënë Swiftit çmimin e videos më të mirë pop.

Në kostume të koordinuara yjet e grupit si Justin Timberlake, Joey Fatone, Lance Bass, Chris Kirkpatrick dhe JC Chasez ndanë skenën me Swiftin. Bass i dorëzoi asaj një byzylyk miqësie, ashtu siç bëjnë fansat në shfaqjet e superyllit.

“Ju jeni personifikuesit e muzikës pop”, i tha Swift grupit.

Kandidatja më e nominuar e natës më vonë u kthye në skenë prapë për të marrë trofeun e këngës së vitit për “Anti-Hero” dhe gjithashtu çmimin e regjisë më të mirë.

Swift mori në shtëpi nëntë nga 11 çmimet, duke përfshirë Artisten e vitit në një kategori të përbërë tërësisht nga gra të nominuara për herë të parë në historinë e VMA.

Bashkëpunëtorja e saj në hitin “Karma (Remix)”, Ice Spice, fitoi çmimin e artistes më të mirë të re. “O Zoti im, kjo është shumë e mirë”, ka thënë Ice Spice duke vazhduar me falënderime për Swiftin.

Përderisa Swift mori të gjithë vëmendjen, ceremonia u përqendrua në fuqinë globale të muzikës.

“K-pop boy band Tomorrow X Together” dhe superylli braziliania Anitta shfaqën premierë bashkëpunimin e tyre të ri, “Back for More”.

Image

Ikona kolumbiane Shakira mori çmimin “Video Vanguard” dhe bëri performancë të mrekullueshme dygjuhëshe të hiteve të saj më të mira ndër dekada.

“MTV faleminderit që je pjesë e karrierës sime që kur isha 18 vjeçe”, ka thënë Shakira e cila gjithashtu falënderoi fëmijët e saj dhe prindërit të cilët i mori me vete ne spektakël.

Ajo ia dedikoi çmimin popullit latinoamerikan.

“Faleminderit që më inspironi dhe që më jepni kaq shumë forcë dhe shumë dëshirë të eci përpara”, ka thënë ajo në spanjishte.

Ajo gjithashtu mori edhe çmimin për bashkëpunimin më të mirë dhe gjatë pranimit të çmimit bashkë me Karol G dhanë fjalim në spanjishte.

Ylli i hip-hopit P.Diddy pranoi çmimin e ikonës globale. Ai ishte i treti me radhë që mori këtë çmim, pas gupit “Red Hot chilli Peppers” në vitin 2022 dhe “Foo Fighters” më 2021.

Image

Reperi legjendar performoi në skenën e MTV VMA për herë të parë që nga viti 2005. AP e ka quajtur perfomancën “të mahnitshme”.

Diddyt në skenë ju bashkëngjitën yjet si Young Miami, Keyshio Cole dhe djali i tij King Combs.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi