Showbiz

Era Istrefi publikon këngën “Idiot”

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, ka publikuar projektin e ri me titull “Idiot”.

Kënga e publikuar të enjten është prodhim i “SBS entertainment”. Për tekstin e këngës është kujdesur vetë këngëtarja, ndërsa për melodinë ka bashkëpunuar me Claydeen.

Pas disa projekteve për skenën ndërkombëtare, në vitin 2022 Era publikoi këngë për tregun vendor. “Bebe”, “TKRKT”, “5AM” dhe “Idiot” ishin këngët që ajo publikoi sivjet.