Era Istrefi po i rikthehet muzikës. Këngëtarja kosovare me famë botërore ka bërë të ditur se në ditën e fundit të këtij muaji do ta publikojë këngën e saj më të re.
Era ka shkruar në llogarinë e saj në Instagram të premten se kënga do të titullohet “Bebe”.
Këngëtarja ka publikuar edhe një sekuencë nga videoklipi i këngës, e në të cilin ajo është paraqitur mjaft atraktive.
Nuk dihet ende nëse kënga do të vijë në versionin shqip apo anglisht, marrë parasysh se Era viteve të fundit ka kënduar më shumë në gjuhën angleze.
Era është bërë e famshme në tregun ndërkombëtar me hitin e saj “Bon Bon”. Që atëherë ajo ka pasur edhe disa bashkëpunime me këngëtarë të famshëm botëror si French Montana, Will Smith e Nicky Jam etj.