Janet Jackson i ka mohuar zërat se ajo kishte një fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, James DeBarge në vitet 1980.
“Nuk do të mund ta mbaja kurrë një fëmijë larg Jamesit. Si mund ta mbaja larg fëmijën prej babait të tij? Nuk do ta bëja kurrë këtë. Kjo nuk është në rregull”, ka thënë Jackson, 55-vjeçare, në dokumentarin për jetën e saj.
Këngëtarja e hitit “Control” e cila është edhe motra e legjendës së muzikës pop, të ndjerit Michael Jackson, ka thënë se thashethemet për një shtatzëni të saj në kohën kur ishte e martuar me James, kishin nisur në setin e sezonit të 4-të të "Fame" të NBC - në të cilin ajo luajti Cleo Hewitt, në vitin 1984.
“Shumë mendonin se isha shtatzënë pasi kisha shtuar peshë dhe kisha nisur të merrja pilula për ta kontrolluar shtatzëninë”, ka deklaruar ajo.
Jackson kishte nxjerrë tashmë dy albume me sukses të mesëm, kur ajo iu bashkua kastit të "Fame". Në një përpjekje për të kërkuar pavarësinë nga babai dhe menaxheri i saj kontrollues, Joe Jackson, ajo u largua me DeBarge në shtator të vitit 1984 kur ishte vetëm 18 vjeç.
Mirëpo martesa e çifti zgjati shumë pak, duke përfunduar në nëntor të vitit 1985, pasi Janet e kishte kuptuar se bashkëshorti i saj po përdorte substanca narkotike.
Ndërkohë, Janet është bërë nënë në janar të vitit 2017, kur ajo dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni miliarder Ëissam Al Mana, kanë mirëpritur djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Eissa. Çifti është ndarë po ashtu, vetëm tre muaj më vonë.