Showbiz

3.700 padi u dorëzuan kundër të famshmëve për abuzime seksuale

Për një vit, ligji “Akti i të Mbijetuarve të Rritur të New Yorkut” pezulloi afatet e zakonshme ligjore për t'u dhënë viktimave të sulmeve seksuale një shans të fundit për të ngritur padi për sjelljen e gabuar që ndodhi vite apo dekada më parë, raporton AP.

Para se të hiqej ky ligj javën e kaluar, u proceduan 3,700 pretendime ligjore, shumë prej të cilave ishin kundrejt personaliteteve të famshme e gjithashtu politikanëve.

Në listën e të akuzuarve kishte shume emra të njohur nga skandalet e mëparshme të lëvizjes “Me Too”, si dhe emra të tjerë të ri që nuk ishin të përfshirë aty.

Një numër i madh pretendimesh u bënë gjithashtu nga ish të burgosurit lidhur me sulmet e dyshuara në burgje.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte një nga të parët që u padit nën këtë ligj kur hyri në fuqi nëntorin e kaluar. Ai u padit nga një shkrimtare që tha se e kishte përdhunuar në një dhomë zhveshjeje në një dyqan të madh. Kolumnistja, E.Jean Caroll, shkroi për ngjarjen në një libër në vitin 2019.

Trump mohoi akuzat duke thënë se kjo gjë s’ka ndodhur asnjëherë. Në muajin maj juria e shpalli fajtor Trumpin për abuzim seksual, jo për përdhunium. E dëmtuara u dëmshpërblye me 5 milion dollar.

Nën po të njëjtin ligj u akuzua edhe gjigandi i muzikës rap, e modës, Sean “Diddy” Combs, i njohur si P.Diddy. Ai u akuzua nga ish-partnerja e tij, këngëtarja e muzikës R&B, Cassie, e cila e akuzoi për përdhunim, rrahje e trafikim seksual. Këto akuza u mohuan nga reperi, dhe padia u zgjidh vetëm një ditë më pas në mënyrë miqësore.

P.Diddy u akuzua edhe nga dy gra të tjera të cilat në padi përkatëse e paditën reperin për abuzime seksuale që kishin ndodhur gjatë viteve 1990. Zëdhënësi i P.Diddy i mohoi akuzat.

I akuzuari tjetër e më i famshmi ndër akuzuarit për abuzim seksual është ish producenti i filmave, Harvey Wenstein.

Tashmë i dënuar për përdhunim në New York dhe Los Angeles, Wisntein u padit në tetor nga Julia Ormond, e cila akuzoi atë se kishte rrëzuar karrierën e saj filmike pas një sulmi seksual në vitin 1995.

Weisntein që aktualisht ndodhet në burg në New York, i mohoi akuzat “kategorikisht”.

Edhe aktori Jamie Foxx është akuzuar për abuzim seksual të një gruaje. Ajo pretendoi se kur kishte shkuar të bënte fotografi me të famshmin, ai ia futi duart nën rroba.
Përfaqësuesi i aktorit për këtë incident ka thënë se s’ka ndodhur kurrë.

Steven Tyler, anëtari i grupit muzikor Aerosmith, është akuzuar gjithashtu për sulm seksual nga një grua që ka thënë se ai e kapi dhe e puthi me forcë në vitin 1975. Ajo ka thënë se atëherë ishte vetëm 17 vjeçe dhe se këngëtari e sulmoi seksualisht dy herë brenda ditës. Tyler nuk ka komentuar publikisht për rastin.

Tjetri i famshëm nën padi për sulme seksuale është aktori Bill Cosby, i cili u akuzua për drogim dhe dhunim të paditëses, Joan Tarish rreth viteve 1970. Përfaqësuesit e të famshmit nuk dhanë deklarata.

Komedian e aktori britanik, Rusell Brand, gjithashtu akuzohet për sulm seksual nga paditësja që tha se e sulmoi në banjë gjatë filmimit të projektit filmik “Arthur” në vitin 2010. Brand nuk ka komentuar për ngjarjen.

Të tjerë të famshëm nën akuza për sulme seksuale janë, ish- CEO i Grammy, Neil Portnow L.A. Raid, Axl Rose, Mike Tyson, Andrew Cuomo e Rudy Giuliani, avokat dhe politikan që shërbeu si kryebashkiak i New Yorkut, nga viti 1994 deri në 2001.