Reperi Mozzik, një ndër artistet më të mirë shqiptar e që karrierën e tij po e zhvillon edhe në Gjermani, ka arritur të këtë shumë suksese së bashku me ish-gruan e tij, Loredanën.
Mozzik sapo ka lansuar projektin e ri muzikor. Ky projekt është emërtuar “Shko” dhe është me tekst nga vetë artisti, ndërsa muzika nga producenti Rrzon.
Projekti është finalizuar edhe me videoklip nga “Secuencë”
Mozzik para pak kohësh ka sjellë edhe bashkëpunimin me reperin Noizy, e që është pritur shumë mirë nga publiku.