Reperi Ledri Vula ka publikuar këngën e tij më të re, “Piano Rap” me videoklip 360 shkallë.
Butrint Buçinca dhe Duja kanë bërë muzikën, derisa teksti është shkruar nga vet këngëtari, transmeton Koha.net.
Masterizimi është bërë nga RedBox, kurse producente e videoklipit është Elena Kelmendi.
Për këtë videoklip në 360 shkallë ka shkruar edhe Vula në Facebook, që gjithashtu paralamëron projekte të tjera.
“Piano Rap e gjeni në të gjitha platformat digjitale audio si dhe me video në YouTube 360 shkallë. E veçanta e këtij projekti është se në secilën pajisje teknologjike që e shikoni do të keni eksperiencë tjetër. Versioni për telefon, ai për kompjuter dhe versioni për televizion janë vetëm tre nga mundësitë e shumta për me përjetuar këtë projekt që ju mbetet ju për ta eksploruar. E për eksperiencën më të veçantë do të ketë surpriza shumë shpejtë”, ka shkruar Vula.
Përveç personazheve që shfaqen në videon 360 shkallë, në të i është bashkuar edhe teksti.